ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 4 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 4 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 5 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 10 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Leikert e partisë së Merkel: Basha i qartë dhe me busull pro-europiane, Rama pa sinjal bindës për progres

albnews by albnews
23 April, 2021
in Bota
0
Leikert e partisë së Merkel: Basha i qartë dhe me busull pro-europiane, Rama pa sinjal bindës për progres
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kur na ndajnë dy ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, nënkryetarja e grupit parlamentar të partisë së Kancelares Angela Merkel, Katja Leikert, u bëri thirrje partive politike në Shqipëri që të kontribuojnë për zgjedhje të rregullta.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama”, znj. Leikert tha se zgjedhjet e 25 prillit kanë një rëndësi të veçantë për Shqipërinë se do të caktojnë se në cilin drejtim do të shkojë Shqipëria. Do të ndiqet rruga drejt Bashkimit Europian me më shumë përpjekje dhe do te krijohet një perspektivë për të rinjtë në vendin e tyre, apo vendi do të lihet më tej pa një busull orientimi. Madje ajo u shpreh se nëse ekspertët e ODIHR-it do të evidentojnë cenim të zgjedhjeve, atëherë Shqipëria rrezikon një izolim nga Bashkimi Europian.

RelatedPosts

Sulmi me armë zjarri në Universitetin Brown, FBI publikon pamjet e autorit

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Nënkryetarja e CDU/ CSU më tej gjatë intervistës hedh poshtë akuzat e Kryeministrit Rama se BE-ja ka neglizhuar Ballkanin perëndimor në përballimin e luftës kundër virusit. Leikert thotë në intervistë ndërkohë, se vitet e fundit është vërejtur një vullnet të ulët për të avancuar reformat e nisura. Ndërkohë, sa i përket kandidatit për Kryeministër Lulzim Basha, nënkryetarja e grupit parlamentar të CDU-CSU, Leikert, u shpreh se ka kontakte të vazhdueshme me të. Ajo thotë se kryedemokrati vjen me një premtim të qartë për vijimin e reformave dhe me një busull “pro” europiane.

Pandemia ka krijuar një situatë të pazakonte diplomatike. Kryeministri Rama ka kritikuar BE-në se ka lënë jashtë vëmendjes vendet e Ballkanit. Disa herë ai ka veshur me përgjegjësi BE-në se po le gjyshërit tanë pa vaksine. Ndërkohë që gjetja e zgjidhjes se vaksinimit ka ardhur nga Turqia, Kina dhe vaksinat ruse. A është shqetësues për ju, ndryshimi i kursit, qoftë edhe retorikës, nga BE-ja drejt vendeve të lindjes?

Ndryshe nga sa e paraqet Kryeministri Edi Rama, BE-ja po siguron mbështetje gjithëpërfshirëse për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë Covid-19. Gjatë të ashtuquajturës “vala e parë”, u vunë në dispozicion ndihma emergjente për sektorin shëndetësor, për shembull për sigurimin e maskave, aparateve respiratorë dhe testeve, si dhe një paketë ndihme prej 3.3 miliardë eurosh për përballimin e pasojave të pandemisë në Ballkanin Perëndimor. Në një kohë kur vetë vendet anëtare të BE-se u goditën keq nga pandemia dhe ishin qendra e pandemisë globale, Ballkani Perëndimor nuk u harrua. Midis majit dhe gushtit të këtij viti, BE-ja do të mbështesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me 651,000 doza vaksinash. BE-ja gjithashtu ofron ndihmë përmes programit ndërkombëtar të shpërndarjes “COVAX”. Vaksinimi është mënyra për të dalë nga kriza, por për sa kohë nuk ka mjaftueshëm vaksina, masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit janë thelbësore. Dhe për këtë mban përgjegjësi qeveria e Edi Ramës. Qeveria shqiptare dhe populli i Shqipërisë janë të lirë të vendosin se cilën rrugë do të ndjekin. Ne në grupin parlamentar CDU/CSU do të dëshironim që Shqipëria të bëhej anëtare e bashkëpunimit në Bashkimin Europian, ashtu si të gjitha shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor. Nëse dhe kur kjo është e mundur varet kryesisht nga vullneti politik për të përmbushur kushtet e nevojshme. Ne kemi parë pak progres në këtë fushë në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

Znj. Leikert, Shqipëria ndodhet më pak se 2 ditë nga zgjedhjet që do të caktojnë qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Si e shikoni klimën politike me të cilën po shkohet në zgjedhjet e 25 prillit?

Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë të drejta dhe demokratike dhe që të gjithë aktorët e përfshirë të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre. Kjo fillon me organizimin e zgjedhjeve dhe përfundon me çështjen e formimit të koalicioneve. Kjo vlen si për partinë në pushtet, ashtu edhe për opozitën. Në Ballkanin Perëndimor ndonjëherë kam përshtypjen se pushteti politik barazohet me fuqinë ekonomike. Kjo qëndron në kontrast të plotë me idenë tonë të bashkëjetesës demokratike në Bashkimin Evropian. Si grup parlamentar CDU/CSU në Bundestag, ne shpresojmë që të jetë e qartë për të gjithë aktorët politikë të përfshirë në Shqipëri se zgjedhjet janë gjithashtu një vendim se ne cilin drejtim do të shkojë Shqipëria. Do të ndiqet rruga drejt Bashkimit Europian me më shumë përpjekje dhe do te krijohet një perspektivë për të rinjtë në vendin e tyre, apo vendi do te lihet më tej pa një busull orientimi.

Raporti i ndërmjetëm i vëzhguesve të ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri ka evidentuar një klimë të tensionuar politike dhe mosbesim të partive politike mes njëra-tjetrës. A është një sinjal ky se do të kemi zgjedhje jo të pranueshme?

Këtë duhet ta përcaktojnë ekspertët e ODIHR-it dhe për këtë duhet pritur dita e zgjedhjeve dhe vlerësimi përfundimtar . Edhe këtu kriteret janë të qarta dhe objektive.

Ju jeni deputete e Bundestagut që vjet vendosi disa parakushte për Shqipërinë për t’i plotësuar në mënyrë që të nisin negociatat mes BE-së dhe Shqipërisë. Nëse ODIHR do të raportojë probleme me zgjedhjet që do zhvillohen më 25 prill, rrezikojmë ne bllokimin nga BEja?

Po, sigurisht. Ka kushte të përcaktuara qartë që janë vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Disa procese, si përparimi i Reformës në Drejtësi, varen jo vetëm nga qeveria, por hetimi i individëve të korruptuar, luftimi i krimit të organizuar, hetimi i krimeve zgjedhore, dekriminalizimi ose marrja e masave më të rrepta kundër ekonomisë informale dhe pasurisë së pajustifikuar të zyrtarëve të lartë duhet të jenë gjithashtu nën përgjegjësinë e qeverisë. Reformat shpesh perceptohen nga përfaqësuesit e qeverisë në Shqipëri ose në vendet e Ballkanit Perëndimor si diçka e jashtme. Si diçka që diktohet nga jashtë. Por të jem e sinqertë: qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës duan të gjithë sundimin e ligjit, një standard më të lartë jetese, një kujdes shëndetësor më të mirë, një sistem arsimor modern dhe rrugë të mira. Kjo nuk është diçka që Brukseli ose Berlini u diktojnë partnerëve politikë në Shqipëri. Në vizitën time të fundit në Shqipëri në vitin 2019, përshtypja ime ishte se kjo është në interesin e natyrshëm të njerëzve atje.

Ambasadorët kryesorë në Shqipëri kanë intensifikuar thirrjet për qytetarët që të dalin të votojnë dhe të mos shesin votën. A keni ju raportime nga diplomatët që keni në Shqipëri për ekzistencën e rasteve të intimidimit të zgjedhësve dhe blerje të votave?

Është e rëndësishme që njerëzit të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes për zhvillimin e vendit te tyre. Çdo formë intimidimi, kërcënimi ose manipulimi nuk është e pranueshme. Vëzhguesit e ODIHR-it, gjithashtu do ta marrin këtë parasysh në vlerësimin e tyre të zgjedhjeve.

Duke qenë se PD-ja është pjesë e Partive Popullore Europiane bashkë me partinë tuaj, CDU-në në Gjermani, a e mbështesni ju rrotacionin politik në Shqipëri dhe rikthimin e PD-së në qeveri me kandidat Bashën Kryeministër?

Si grup parlamentar CDU/CSU, ne nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Shqipërisë. Sigurisht, jemi në kontakt të ngushtë me partinë tonë partnere, PD-në dhe kryetarin e partisë Lulzim Basha. Ai vjen me një premtim të qartë për reformën dhe me një busull “pro” europiane. Qeveria shqiptare e Kryeministrit Rama në këto vitet e fundit nuk ka arritur të dërgojë një sinjal bindës të një fillimi të ri dhe të progresit . Më 25 prill, populli i Shqipërisë, i cili deri tani ka votuar vetëm duke emigruar jashtë, do të bëjë bilancin e tij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result