Presidenti Ilir Meta nga Fieri teksa ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime, ka komentuar dhe situatën e fundit të marrëdhënieve të tij me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Meta i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si janë marrëdhëniet me ambasadoren e SHBA, duke theksuar se çdo gjë është në rregull.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet me ambasadoren amerikane kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyera.
“Marrëdhënia me ambasadoren ka qenë gjithmonë e shkëlqyer, e shkëlqyer. Primare është mbarëvajtja e këtij procesi, pasi është vendimtar për hapjen e negociatave me BE-në. Marrëdhëniet e mia me SHBA-të do të mbeten të shkëlqyera. Zgjedhjet janë të mrekullueshme, kudo janë të mrekullueshme, në Shijak të mrekullueshme, kudo është fantastike”, është shprehur Meta.