Rusia ka bërë të ditura planet për dëbim të shtatë diplomatëve nga Sllovakia dhe tri vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas supozimeve të Republikës Çeke se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municioni më 2014.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate më 28 prill se ambasadorët e katër kombeve evropiane janë informuar se tre zyrtarë të ambasadës sllovake në Moskë, dy zyrtarë të ambasadës së Lituanisë, dhe nga një zyrtar nga ambasadat e Letonisë dhe Estonisë, duhet të largohen nga Rusia para 5 majit.
Më herët gjatë këtij muaj, Republika Çeke ka dëbuar një mori diplomatësh për shkak të akuzave, që kanë nxitur veprim të njëjtë nga Moska.
Javën e kaluar, Lituania, Letonia dhe Estonia – të gjitha ish-republika sovjetike – kanë thënë se do të dëbojnë diplomatë rusë në shenjë solidariteti me çekët, derisa Sllovakia po ashtu i ka thënë Rusisë se tre diplomatë duhet të largohen nga ambasada në Bratislavë, pas supozimeve të ngritura.
Të gjithë këto vende janë anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s./REL/