Pentagoni po përgatitet për sulme të mundshme të talibanëve ndaj SHBA-së dhe forcave të koalicionit derisa po tërhiqen nga Afganistani.
1 maji ishte data kur të gjitha forcat amerikane dhe të huaja do të largoheshin nga Afganistani sipas një marrëveshje të shkurtit 2020 mes talibanëve dhe administratës së Trumpit. Si pjesë e asaj marrëveshjeje, talibanët ndaluan sulmet kundër trupave të SHBA-së dhe asnjë nuk është vrarë nga atëherë. Por, talibanët ka thënë se do të marrin në konsideratë se SHBA-ja ka shkelur marrëveshjes për humbje të afatit të tërheqjes së plotë të trupave. Përfaqësuesit e tyre janë të paqartë nëse synojnë të fillojnë sulmet nga 1 maji.
“Ne duhet të supozojmë se tërheqja do të kundërshtohet”, ka thënë sekretari i Pentagonit, John Kirby. “Do të ishte e papërgjegjshme nga ne të mos dyshojmë se kjo tërheqje, forcat që po tërhiqen – amerikanë dhe nga aleatët tanë të NATO-s – mund të sulmohen nga talibanët”, shkruan AP.
Ushtria zakonisht bën plane për skenarët më të këqij të mundshëm në përpjekje për të shmangur zënien në befasi. Tërheqja nga Afganistani përfshinë lëvizjen e trupave tokësore dhe ajrore, pajisjet dhe furnizimet, që mund të jenë të cenueshme nga sulmet. Për arsye sigurie, detajet e tërheqjes nuk janë bërë publike, por zyrtarë të SHBA-së kanë konfirmuar tashmë se tërheqja e trupave ka filluar.