ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 14 minutes ago
Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’ 1 hour ago
Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania 9 hours ago
U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton 9 hours ago
Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Konjufca: Të rënët shkruan historinë me pushkë dhe sakrificë

albnews by albnews
30 April, 2021
in Kosova
0
Konjufca: Të rënët shkruan historinë me pushkë dhe sakrificë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot bëri homazhe dhe vendosi lule pranë kompleksit memorial në Vërboc dhe Shtuticë të Drenasit, në nderim të mbi 170 shqip​tarëve të vrarë e masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe.

Gjatë homazheve, i pari i Kuvendit, takoi disa prej familjarëve të të rënëve dhe u shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë dhe për sakrificën që ata bënë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

RelatedPosts

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, një turp që përsëritet në tribuna

Kryekuvendari Konjufca, ndër të tjera, tha se është obligim i të gjithëve që të rikujtohet dhe të mos harrohen këto ngjarje, sepse, siç tha ai, gjaku i derdhur i heronjve qëndron në themelet e shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu ritheksoi se institucionet tona duhet të angazhohen e të kërkojnë drejtësi, si dhe personat të cilët i kanë kryer këto krime lufte të vihen në bankën e drejtësisë.

Më pas, kryekuvendari Konjufca vazhdoi për vizitë në Kullën e heroit Ilaz Kodra në Prekaz, në të cilën takoi familjarë dhe bashkëluftëtarë të heroit.

Duke iu adresuar atyre, Konjufca tha se Ilaz Kodra bashkë me të rënët e tjerë e kanë shkruar historinë me pushkë e me shumë sakrificë.

“Ndjenja e krenarisë duhet ta tejkalojë pikëllimin të cilin e ndjen secili prej nesh. Është një jetë e tërë e lavdishme që ia keni dhënë kombit shqiptar, prandaj të gjithë duhet të përkulemi para veprave të të rënëve, për sa të jemi gjallë”, tha Konjufca.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

20 November, 2025
“700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona”, Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Mahmood

Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’

20 November, 2025
Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

19 November, 2025
U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result