Mmarinsat fluturojnë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ardhmja e luftërave mund të duket si në filmat e superheronjve të preferuar!?

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë Gravity Jet Suit, nga firma britanike e aeronautikës Gravit Industries, që po testohej nga Flota Detare në Kanalin Anglez për operacionet e ardhshme.

Siç bëhet e ditur, përmes pajisjes, marinsat mund të hidheshin lehtësisht nga barka në anije duke “rrëshqitur përmes ajrit”.

Sidoqoftë, “kostumet fluturuese”, të cilat kushtojnë më shumë se 300,000 dollarë, janë vetëm në fazën testuese në këtë pikë.

Marina Mbretërore ka testuar konceptin e ekipeve sulmuese me “kostume fluturuese” që nga viti i kaluar.

“Kostumet”, siç thuhet më tej, mund të arrijnë shpejtësi prej më shumë se 85 milje në orë (135km/h) dhe mund të fluturojnë për më shumë se 10 minuta.

Themeluesi i Gravit Industries, Richard Browning shërbeu në Marinsat Mbretërore Britanike përpara se të bëhej një manjat i këtyre pajisjeve.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2410700.html
Share This Article