Barcelona po kërkon një sulmues në mënyrë që të forcojë ekipin. Suarez dhe Messi janë shumë pak për të fituar përsëri tripletën.
Barcelona synon rikthimin e brazilianit Neymar në Camp Nou. Edhe braziliani e ka shprehur publikisht dëshirën që ka për tu rikthyer. Gjithashtu në qoftë se Barcelona jep një shumë të mirë, PSG do e shesë Naymar-in.
Por nuk është vetëm Neymar objektivi i Barcelonës. Katalanasit po synojnë të marrin edhe sulmuesin e Inter-it Lautaro Martínez. Barça është e gatshme të paguajë klauzolen e cila është 100 milion euro për 21 vjeçarin argjentinas.
Mediat italiane shkruajnë së marrëveshja mes dy palëve është afër. Transferimi tek Barcelona i jep mundësi Martínez-it të luajë me idhullin e tij, Lionel Messi.