Pompeo: SHBA-ja gati të japë 20 milionë dollarë ndihma për Venezuelën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja është gati të dërgojë 20 milionë dollarë ndihma humanitare për të ndihmuar popullin e Venezuelës, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ndërkohë u bëri thirrje shteteve që të mos e njohin Nicolas Maduron si president.

SHBA-ja ka njohur opozitarin, Juan Guaido, si presidentin e përkohshëm dhe shumë shtete të tjera, shumica në Amerikë, kanë ndjekur të njëjtin shembull.

Pompeo i kërkoi forcave venezuelase të sigurisë që të mbrojnë Guaidon dhe paralajmëroi mbështetësit e regjimit kundër sulmimit të protestuesve opozitarë.

Pompeo i bëri këto deklarata në selinë e Organizatës së Shteteve të Amerikës më Uashington, duke i “kërkuar anëtarëve të këtij grupimi që të mbështesë Guaidon dhe tranzicionin demokratik dhe të drejtë”./KosovaPress/ 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply