ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 5 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 6 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 7 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 7 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 7 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: S’mund të kërkoj nga Kroacia garanci për krerët e UÇK-së, ata e kanë mbrojtjen, s’është shteti në gjyq

albnews by albnews
7 May, 2021
in Kosova
0
Kurti: S’mund të kërkoj nga Kroacia garanci për krerët e UÇK-së, ata e kanë mbrojtjen, s’është shteti në gjyq
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë ku ka miratuar programin Qeverisë, ka folur për çështjen e përgatitjes së padisë për gjenocid ndaj Serbisë, atë  të dialogut me Serbinë dhe për punën e ofrimit të garancisë për krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Kurti ka paralajmëruar se do të bëhen përgatitje të mëdha për ta paditur Serbinë për gjenocid, dhe sipas kreut të ekzekutivit një rast i tillë nuk duhet të humbet.

RelatedPosts

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Fishkëllimat ndaj Granit Xhakës, një turp që përsëritet në tribuna

Kush janë 19 banorët e Big Brother VIP Kosova 4

“Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e Meriton një padi. Dhe Qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket dialogut, Kurti ka thënë se data e takimit të qershorit dhe temat ende s’janë caktuar, ndërkohë ka njoftuar se më 18 maj do të udhëtojë drejt Brukselit për një darkë pune me Josep Borellin.

“Do të ketë një darkë pune me Përfaqësuesin e lartë të BE’së me Borellin më 18 maj. Takimi I 11 majit s’mbahet, sepse takimet mbahen kur pajtohen të gjithë. E kemi lënë që takimi I tillë të mbahet në muajin qershor. Por besoj se ditë përpara asaj date, do të njoftoheni të gjithë. Sa I përket temave të diskutimit, do të jenë të tilla për të cilat pajtohen palët. Do të bisedojmë edhe me partitë politike opozitare edhe në Kuvend ku jemi bashkë. Do të skanojmë edhe marrëveshjet e deritashme. Nuk jemi qeveri që zhvillon dialog me Serbinë, pa zhvilluar dialog në Kuvend”, ka sqaruar kryeministri Kurti.

I pyetur nga gazetarët për punën e shumë diskutuar të ofrimit të garancisë për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Kurti ka thënë se Kosova s’mund të jetë si shtet i tretë meqë Specialja “është një këmbë në Kosovë e një këmbë jashtë Kosovës”.

Derisa ka thënë se si kryeministër s’mund as ti kërkojë Kroacisë ofrimin e garancisë për Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Problemi me çështjen e garancisë është që Kosova nuk është shtet i tretë. Në Gushtin e 2015, argumenti kryesor pse duhej të votohet amendamenti 24 e që ne e kundërshtuam, ka qenë që nëse nuk e bëjmë ne, do të bëhet gjykatë ndërkombëtare. Ne e kemi ditur që nuk ishte ashtu. Ne e kishim të qartë që kjo Gjykatë nuk do të ishte krejtësisht jashtë Kosovës, por një këmbë jashtë e një këmbë brenda. Prandaj jemi në këtë situatë te pafavorshme, kur Kosovës me vendimin e gushtit i pamundësohet. Nuk mund të kërkojë unë garanci nga Kroacia. Ka një proces juridik. Ata që janë në burg. Nuk është shteti në gjyq. S’më takon mua që të marr këso hapash. Do të ishte gabim për shtetin”, ka theksuar ndër të tjera kryeministri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result