Osmani: Krenare me ushtarët tanë në Kuvajt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, është ndjerë krenare me angazhimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

Osmani, përmes një statusi  në Facebook, ka shkruar se ushtarët e Kosovës po e lartësojnë flamurin shtetëror dhe se për këtë arritje një falënderim i veçantë u ka bërë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Falënderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Ioëas”, ka shkruar Osmani – Sadriu.

Postimi i plotë i Osmanit:

Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt. Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Ioëas.

Share This Article