Një shofer, me gjasë izraelit, përfshiu përpara një grup palestinezësh në Jerusalemin Lindor, pasi makina e tij u sulmua nga një turmë mes trazirave të vazhdueshme në qytet.
Sipas pamjeve të kapura nga kamerat e sigurisë, një grup njerëzish e ndjekin një automobil të bardhë. Automjeti ndalet dhe përpiqet të kthehet mbrapa pasi rruga mbingarkohet me makina të tjera.
Pas ndalimit të veturës, dikush përpiqet të hapë derën e pasagjerit në sediljen e pasme të makinës, ndërsa të tjerët duket se e godasin automjetin me gurë.
Automjeti më pas bën një kthim mbrapa, duke u zhdukur për pak kohë nga pamja.
Sekonda më vonë, ai kthehet me shpejtësi duke përplasur një burrë që qëndronte në rrugë, i cili supozohet se ka marrë pjesë në sulm.
Sekonda më vonë, ai kthehet me shpejtësi duke përplasur një burrë që qëndronte në rrugë, i cili supozohet se ka marrë pjesë në sulm, përcjell Telegrafi.