I ftuar në RTV Ora, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh se Kjo periudha e fundit është periudha më e mirë e Metës nga ana morale dhe se është rreshtuar haptazi me opozitën.
Sipas Shehit, ai ndodhet në një pozicion të vështirë edhe me faktin se bashkëshortja e tij është kryetare një partie opozitare, por ai theksoi se këto nuk janë arsye për ta shkarkuar.
Shehi shtoi se Rama do të marrë çdo pushtet dhe të thotë se çdokënd që bën tangërllëk ai e heq, por vetëm Metën nuk e tremb, se i ka drejtuar një pushkë bosh.
“Kjo periudha e fundit është periudha më e mirë e Metës nga ana morale. Ai është rreshtuar haptazi me opozitës, të jemi të sinqertë, por ky është gjesti më i mirë politikisht. Të jesh me opozitën nuk është se je me kundër kushtetutën.
Meta është në një situatë të vështirë sepse gruaja e tij është kryetare e një partie opozitare dhe qysh në këtë moment është kompromentuar. Gabimet e tij janë të një natyre tjetër, kur sulmoi ambasadën amerikane sepse i ka bërë një dëm edhe opozitës. Ta kishte hapur kur erdhi letra, 6 muaj para zgjedhjeve.
Po a është Meta për tu hequr, sigurisht që jo. Unë mendoj se ai duhet të rrijë edhe një vit atje në presidencë se ndryshe ne nuk qeverisemi më as nga ana formale, se për substancë kemi kohë që nuk qeverisemi. Rama do të marrë çdo pushtet dhe të thotë se çdokënd që bën tangërllëk ai e heq. Ai tremb edhe të vetët kështu, por vetëm Metën nuk e tremb, se i ka drejtuar një pushkë bosh”, tha Shehi.