Ambasadori kinez në Britani të Madhe thërritet sot në Ministrinë britanike të Punëve të Jashtme për një takim në lidhje me situatën në Hong Kong, sipas burimesh pranë Ministrisë.
“Liu Xiaoming pritet në ministri”, thekson ky burim, pak çaste pasi ambasadori i bëri thirrje Londrës që të abstenojë ndaj çdo ndërhyrje tjetër në lidhje me ish-koloninë e saj, që është tronditur nga manifestimet kundër Pekinit./ATSH/