Një deputet britanik ka kërkuar hetime të detajuar, pasi që një pjesë e stacionit të trenit është shembur – kurse pasagjerët që prisnin trenin për një “fije floku” i kanë shpëtuar vdekjes.
“Mrekullisht” askush nuk është lënduar në këtë incident, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin e trenit në Norwich, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, zyrtarë të hekurudhave pretendojnë se është herët të thuhet se çfarë e ka shkaktuar shembjen.
“Kam qenë i shokuar kur sot në mëngjes mësova për shembjen e kulmit të një stacionit të trenit në Norwich”, ka thënë Mike Armëich.
“Ekipi im ka biseduar me policinë, dhe mrekullisht duket se askush nuk është lënduar edhe pse është shembur kulmi i stacionit”, ka shtuar deputeti britanik.
Pasagjerët kanë bërë të ditur se kishin parë kulmin dhe murin duke u shembur përreth tyre.