Një grua e armatosur me një automatik u ekzekutua nga ushtria izraelite teksa përpiqej të sulmonte disa prej ushtarëve në një pikë kontrolli në Bregun Perëndimor. Pamje janë kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet që gruaja shënjestron ushtarët izraelitë pasi është mundur të qëllojë drejt tyre. Por në një tjetër video shfaqet gruaja e pajetë në mes të rrugës dhe ushtarët që shkojnë dhe largojnë prej saj armën. Prej më shumë se 10 ditësh situata mes Izraelit dhe Palestinës është tensionuar ndjeshëm, ku më shumë se 220 persona nga të dyja palët kanë humbur jetën.
Burimi:The Sun