ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 2 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 2 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 3 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 3 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Krimet serbe gjatë luftës në Kosovë ndaj pacientëve në QKUK, flasin mjekët

albnews by albnews
21 May, 2021
in Kosova
0
Krimet serbe gjatë luftës në Kosovë ndaj pacientëve në QKUK, flasin mjekët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Halim Hyseni, recesionist i librit “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, të autorit Salih Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se libri është “një aktakuzë për krimin e gjenocidin i cili ka ndodhur në objektet shëndetësore të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”.

Hyseni tha se gjatë asaj periudhe është shkelur kodi i Hipokratit për krimet që janë bërë në institucionet shëndetësore nga forcat policore e ushtarake serbe.

RelatedPosts

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Dështon qeveria “Konjufca” – I mandatuari i dytë i LVV mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme   

Ai i quajti “kampe të internimit për zbatime të impacidit”, pasi siç tha ai janë vrarë fëmijët në mënyrën më makabre.

“Është një libër krejtësisht i ri. I shkruar nga një personalitet i cili është meritor dhe kompetent për të shkruar libra të tilla. Është një dëshmi e faktuar, një aktakuzë për krimin e gjenocidit i cili ka ndodhur në objektet shëndetësore të Kosovës. Në të vërtetë këtu totalisht është shkelur kodi i Hipokratit. Këto kanë qenë kampe të internimit për zbatime të impaticidit, se këtu janë vrarë edhe fëmijë në mënyrën më makabre të mundshme. Më vjen keq që është hesht për këtë gjë”, ka thënë ai.

Hyseni theksoi se në vitin 1998 ku janë dëbuar nga Drenica mbi 100 mijë njerëz dhe ku janë kryer masakra nga forcat policore e ushtarake serbe më Prekaz, Serbia pati botuar librin “Krimi i terroristëve shqiptarë 1995-1998”.

Ndërsa në vitin 2001, 2002 dhe 2003 Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë siç tha Hyseni botoi tri libra me më shumë se mbi 2 mijë faqe ku flitet për terrorin e shqiptarëve mbi popullatën serbe.

Halim Hyseni /Foto: Ridvan Slivova

“Në vitin 1998 në kohën kur është zhvilluar një gjenocid i paparë dhe në Drenicë janë dëbuar 120 mijë njerëz, kur është bërë masakra në Prekaz, në Likoshan dhe Qirez, botohet libri në gjuhën serbe ‘Krimi i terroristëve shqiptarë 1995-1998’. Në vitin 2001-2002-2003 Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka botuar tri libra me më shumë se 2 mijë e 500 faqe ku flitet për terrorin e shqiptarëve mbi popullatën serbe”.

Ai po ashtu tregoi se shteti serb në botimet e tyre e “vranë” për herë të dytë profesorin Fehmi Agani.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftelegraficom%2Fvideos%2F482914619582927%2F&width=500&show_text=false&height=282&appId

Siç shpjegoi ai në botimet serbe, ata e paraqesin Aganin “Si njeri lojal dhe gjoja e kanë vrarë ushtarët e UÇK-së”, e ndërsa institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për këtë.

“Aty është bërë dhe vrasja e dytë e profesorit të nderuar, Fehmi Agani. Aty profesorin e paraqesin si njëri lojal dhe gjoja e kanë vrarë ushtarët e UCK-së. Dua të them me këtë se organet tona qeveritare nuk kanë bërë asgjë. Këtij populli do t’i përsëritet historia brenda 25-26 vjetëve nëse ne e harrojmë se çka ka ndodh. Nga viti 1800 Serbia ka zhvilluar 11 herë gjenocid ndaj popullit tonë dhe i gjithë ai gjenocid askund nuk është regjistruar, por në disa libra të cilët në nuk i lexojmë se ne nuk e kemi kulturën e leximit, se po të kishim këtë kulturë neve nuk do të na përsëritej historia”, tha ai.

Hyseni po ashtu përgëzoi mjekun Krasniqi për ekspozitën dhe librin e shkruar të cilin e quajti “Aktakuzë reale”.

“Një libër i cili është aktakuzë reale mbi krimet në institucionet më humanitare të mundshme, objektet shëndetësore. Dhe ajo çka e bën të veçantë këtë libër është se profesori është doktori i kësaj fushe, është personi i duhur në kohën e duhur i cili ka shkruar vepra ashtu siç janë. Si dhe kërkoj që ta mbështesin sepse çdo gjë që ai ka bërë,  i ka bërë me investimet e tij personale dhe jo me ndihmën e  shtetit”, tha ndër të tjera Halim Hyseni.

Salih Krasniqi /Foto: Ridvan Slivova 

Ndryshe, mjeku Salih Krasniqi i cili në kohën e luftës ishte punëtor shëndetësor në QKUK, ku pa e përjetoi shumë maltretime që iu bëheshin pacientëve brenda Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës në vitet 1998-1999 nga forcat policore e ushtarake serbe, ka shkruar në vazhdimësi për këto raste të cilat edhe i ka botuar nëpër gazetat vendore. Mirëpo ai nuk e ka lënë me kaq, pasi në vitin 2018 ka botuar dhe një libër në të cilën ka përshkruar krimet që janë bërë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, pacientëve dhe personelit shëndetësor në QKUK. Mjeku Krasniqi ka përfunduar edhe librin e tij të dytë me titull “Krimet e Luftës Kundër pacientëve dhe personelit mjekësor të kryera nga forcat policore dhe ushtarake serbe në QKUK gjatë periudhës 1998-1999”, mirëpo për arsye financiare ende nuk ka mundur që ta botoj. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result