ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 3 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 3 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 4 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 4 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Ekspertët e sigurisë kërkojnë më shumë kontrolle në veri të Kosovës

albnews by albnews
23 May, 2021
in Kosova
0
“Defender-Europe 21”, prej sot stërvitjet zhvillohen edhe në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ekspertët e sigurisë thonë se gjendja në veri të vendit nuk është stabile, prandaj kërkojnë që të shtohen numri i kontrolleve në atë pjesë, raporton Ekonomia Online.

Më 9 maj, një grup i bjeshkatarëve janë sulmuar me armë zjarri në Zubin Potok nga disa persona që dyshohet se janë nga komuniteti serb.

RelatedPosts

Dështimi për votimin e Qeverisës së re, degradim i skajshëm politik?

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Dështon qeveria “Konjufca” – I mandatuari i dytë i LVV mori vetëm 56 nga 61 votat e nevojshme   

Nuredin Ibishi, ekspert i sigurisë në një intervistë për Ekonomia Online tha se vazhdimisht në veri ka raste të inskenuara, por që Policia e Kosovës duhet të jetë gjithmonë e gatshme për ndërhyrje, dhe që qytetarët të ndihen të sigurt.

Tutje, Ibishi tha se vendimet e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës, do të kontribuojë në mbrojtjen e vendit dhe sigurinë globale.

“Po fal asaj që pjesëtarët e FSK-së ato fazat e tranzicionit prej UÇK-së në TMK, edhe tash në FSK, mendoj që kanë arritur, por edhe tranzicioni që ndodhi në vitin 2019, tash e shoh një fazë më të përshpejtuar, sidomos kur realisht që krejt zhvillimi i kësaj varet edhe prej financave dhe kur kjo Qeveri ndan mjete atëherë edhe paraqitet një mundësi më e madhe për Kosovën. Po është mirë edhe në aspektin e pajisjes me mjete luftarake, armatim e pajisje por edhe në aspektin infrastrukturor, dhe kjo jep një shpresë. Fatmirësisht kemi një ministër që vjen nga një shtet që është anëtar i NATO-s, dhe mendoj që do t’i shtyjë proceset përpara”, tha Ibishi. “Në veri çdoherë duhet me prit raste të inskenuara që do ndodhin, janë të rastësishme, por mbetet që Policia e Kosovës me njësitet e veta të specializuara të jetë e gatshme dhe ndërhyn në çdo moment, dhe që janë bindur edhe qytetarët e veriut por edhe të Kosovës që na kemi kapacitete të Policisë së Kosovës që mund ta kryejnë detyrën dhe ta mbajnë rendin e qetësinë. Tash mbetet në politikën që të përkushtohet në çështjet e tjera të harmonizimit të zhvillimit edhe ekonomik por edhe të aspekteve të tjera”.

Ai shprehet optimist që Kosova shumë shpejtë do të fitojë statusin e anëtarësimit në NATO, që sipas tij kjo do të ndihmonte në forcimin e partneritetit me shtete e tjera.

“Ne kemi trupat këshillëdhënës, pra NATO e kemi në kuadër të asaj me një grup të madh ekspertësh ndërkombëtarë që fillojnë t’i implementojnë të dhënat, këto standardet e NATO-s dhe ata kryejnë punën e vet. Por na presim që më në fund këtë vit të filloj partneriteti për paqe, një fazë preliminare para anëtarësimit, që është shumë domethënëse dhe kemi filluar mbarë në këtë proces”.

Edhe ish-komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë nuk është stabile.

“Siguria në veri nuk është stabile, ne duhet ta pranojmë një realitet dhe mos t’i gënjejmë qytetarët sepse ne atje kemi shumë pak kontrolle, shumë pak mundësi me intervenua sepse nuk kemi investua sa duhet. Do duhej që të ulemi bashkë me faktorin ndërkombëtar, që të bëhet një strategji se si t’i qaset asaj pjese dhe duhet që ne ta marrim kontrollin atje”, tha ai .“Rasti i fundit tregon që qytetarët nuk janë të sigurt të lëvizin atje, po e shohim që një prej elementeve në veri është se atje nuk paguhet asgjë, nuk respektohet shteti i Kosovës, dhe 21 vite pas luftës kjo është e papranueshme”.

Më tej, Kastrati thotë se mënyra që qytetarët të jenë të sigurt dhe institucionet të ndihen të kompletuar, është investimi në armatime.

“Nëse ne e bëjmë ushtrinë të fuqishme me ato pajisjet, dhe armatimet e parapara me ligj, atëherë edhe qytetarët do të jenë më të sigurt, edhe institucionet do të jenë më të kompletuara sepse e kanë në dorë gjithë atë aparatin e sigurisë dhe mbrojtjes në Kosovë. Por unë them fillimisht që do të jenë të gatshëm gradualisht t’i marrin kompetencat nga faktori ndërkombëtar për të mbrojtur kufijtë tonë”, theksoi ai.

Sipas tij një prej fushave më të rëndësishme është forcimi i Ushtrisë, sepse nga kjo varet edhe prurja e investimeve të huaja në Kosovë.

“Një prej fushave të sigurta dhe të rëndësishme që Kosova do ta ketë me forcimin e ushtrisë është edhe prurja e investimeve të huaja këtu në Kosovë, sepse ata nëse nuk e shohin një siguri stabile brenda Kosovës as investimet e huaja nuk vinë në Kosovë, dhe për këtë pres dhe gjithmonë kam rekomanduar që Qeveria e Kosovës do duhej ta ketë prioritet sigurinë dhe mbrojtjen. Sepse pa siguri dhe mbrojtje nuk ka as siguri dhe as shëndetësi dhe arsim”, përfundoi ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result