Kreu i KMSH për rastet e abuzimeve seksuale: Duhet reagim i mbarë shoqërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka reaguar pas rasteve të abuzimit seksual në Shqipëri, duke i cilësuar ngjarjet si të papranueshme.

Spahiu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se rasti i abuzimit me 15 vjeçaren në Mirditë ishte tronditës.

Ndër të tjera ai ka theksuar se përgjegjësia për reagim ndaj rasteve të tilla nuk është vetëm i organeve kopetente por i të gjithë shoqërisë.

“Është i papranueshëm çdo rast abuzimi ndaj gruas, gjysmës më të mirë të shoqërisë njerëzore.

Rasti më i fundit i abuzimit me të miturën në Mirditë është tronditës.

Përveç reagimit të organeve kompetente, që duhet të jetë reagim i shpejtë dhe shembullor, i atillë duhet të jetë edhe reagimi i mbarë shoqërisë.

Raste të tilla duhen dënuar pa mëdyshjen më të vogël nga secili prej nesh, e kemi detyrim të reagojmë ndaj së keqes në çdo formë që ajo shfaqet”, shkruan Spahiu.

Share This Article