Më shumë se 1 milionë Paund sende me vlerë janë grabitur në kështjellën Arundel në Britaninë e Madhe. BBC bën me dije se grabitja është kryer një ditë pasi kështjella u hap për vizitorët, pasi qeveria ka lehtësuar masat kundër Covid.
Deri tani mësohet se janë grabitur disa rruaza me shumë vlerë, të ruajtura që në vitin 1587, kohë kur u vra Mbretëresha Mary. Po ashtu raportohet se janë grabitur dhe sende të tjera si gota të përdorura në dasma mbretërore shekuj më parë, por edhe stoli të tjera ari dhe argjendi.
Një zëdhënës i kështjellës ka thënë se sendet e vjedhura kanë një rëndësi shumë të madhe historike. Kështjella kishte sistem alarmi, por edhe pse njoftimi u bë në kohë dhe policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, sërish nuk u arrit që të kapeshin keqbërësit.