Personi i dytë në botë që mori vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, ka vdekur nga një sëmundje që nuk lidhet me koronavirusin, raporton BBC.
William Shakespeare 81-vjeçar mori vaksinën e tij të parë në dhjetor në Spitalin Universitar të Coventryt, pak çaste pasi Margaret Keenan 91-vjeçare u bë e para që mori vaksinën.
Jayne Innes nga këshilli i Coventryt ka treguar se Shakespare ka vdekur të enjten dhe ajo ka thënë se nderimi më i mirë që mund t’i bëhet atij është të merret vaksina.
Shakespeare kishte punuar në Rolls Royce.