Elseid Hysaj do të largohet së shpejti nga Napoli.
Atij do t’i përfundojë kontrata në fund të qershorit dhe që tani është i lirë të gjejë klubin e ri.
Sipas mediave italiane, Gennaro Gattuso, pasi është zyrtarizuar si trajneri i Fiorentinës, ka kërkuar transferimin e Elseid Hysaj.
Gattuso gjithashtu e do te Fiorentina edhe Matteo Politanon.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka disa oferta, por mund të ndjekë Gattuson.