Shtetet e Bashkuara goditen nga një tërmet i fuqishëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tërmet i fuqishëm prej 7.1 shkallësh të Rihterit e ka goditur Kaliforninë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar zjarre në ndërtesa dhe çarje të rrugëve.

Ky është tërmeti i dytë brenda pak ditësh pasi një dridhje më e dobët prej 6.4 shkallësh u regjistrua të enjten në Sacramento dhe përgjatë kufirit me Meksikën. Sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, fuqia e tërmetit më të fundit ishte mes 6.9 dhe 7.1 shkallësh të Rihterit. Kjo dridhje është më e fuqishmja që e ka goditur Kaliforninë në njëzet vjetët e fundit.

Tërmeti u regjistrua të premten në orën 8 e 19 minuta të mbrëmjes sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra e tij ishte 202 kilometra në veri të Los Angelesit, afër shkretëtirës Mojave, aty ku ishte edhe epiqendra e tërmetit të së enjtes.

Megan Person, drejtoreshë për komunikim në Departamentin e Zjarrfikësve të Kernit, tha se ka pasur shumë raportime për lëndime të njerëzve dhe shpërthim të zjarreve, ndërsa autoritetet lokale e kanë hapur një qendër për strehim emergjent.

Për shkak të shembjes së gurëve, rruga publike “178” në Kern River është mbyllur. Dëshmitarët kanë thënë se një pjesë e rrugës gjithashtu është shembur. Sidoqoftë, pavarësisht fuqisë së dridhjes, ende nuk është raportuar për ndonjë të vdekur nga ky tërmet, shkruan “The Guardian”.

Share This Article