Yuri Kim shkon në SPAK, takim ‘kokë më kokë’ me Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në Gjykatës e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe është duke zhvilluar një takim me drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja. Mësohet se Kim ka hyrë në këtë institucion rreth orës 15:00. Ky takim vjen menjëherë, pasi Kraja paraqiti sot raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.

Kraja shtoi se brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizën e të gjitha pajisjeve digjitale./

Share This Article