ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës 16 hours ago
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit 16 hours ago
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”? 16 hours ago
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë 16 hours ago
Titujt e Gazetave ne UK 16 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Eri Veliaj heq abonetë e përgjithshme, çdo linjë abone më vete!

albnews by albnews
29 May, 2021
in Albania
0
Eri Veliaj heq abonetë e përgjithshme, çdo linjë abone më vete!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me lehtësimin e masave nga 1 qershori që, përpos të tjerave, rikthen shërbimin urban me kapacitet të plotë, Bashkia e Tiranës do të riorganizojë shërbimin e transportit publik, që nga itinerari, frekuencat e lëvizjes, kushtet e shërbimit e të tjera.

Në relacionin e Këshillit Bashkiak bëhet e ditur se për të riorganizuar shërbimin e transportit publik, duhet të studiohen paraprakisht volumet e udhëtimit, për të cilën operatorët e transportit urban thonë se janë në nivelet minimale. Ndaj, ka vendosur që për muajt qershor, korrik e gusht të heqë abonenë e përgjithshme.

RelatedPosts

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

Arrestohet polici në Fushë-Krujë, AMP: Efektivi u kap në një parcelë me 65 bimë kanabis

Silvinjo pas fitores: Një ditë e rëndësishme, një ndeshje e paharrueshme

Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit.

Tanimë, për të marrë shërbim në dy linja të ndryshme nevojiten dy të tilla, në vlerat e 1200 lekëve, ose 40 lekë për çdo udhëtim me urbanë. Një vendim i tillë penalizon veçanërisht ata që shkojnë çdo ditë për në punë.

Qytetarët nuk janë njohur ende me vendimin që pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për t’u implementuar të nesërmen.

ARSYET E VENDIMIT

Relatorët e projektvendimit të dorëzuar për miratim në Këshill Bashkiak thonë se pandemia ka vënë në vështirësi jo pak sektorin e transportit.

“Shërbimi publik eci me hapa të ngadaltë duke rritur pak nga pak kapacitetet transportuese dhe frekuencat e lëvizjes.

Kjo rritje e kapaciteteve lëvizëse në transportin publik arriti deri në 60 % të niveleve të parapandemisë dhe nuk arrin edhe sot të ngrihet më shumë, pasi volumi i udhëtarëve të transportit publik ra në vlera paralele me mjetet e transportit publik në operim gjatë kësaj periudhe”.

Me hapjen e madhe të Tiranës, do të ketë edhe një ristrukturim të shërbimit, i cili do të vijë vetëm pas monitorimit të linjave nga një kompani gjermane.

Për të dalë në konkluzione të sakta, sipas relacionit, do të duhet heqja e abonesë së përgjithshme.

“Me qëllim përshtatjen e strukturës së udhëtimit me volumet e reja të udhëtimit si dhe vendimet që do të lidhen me itineraret e linjave; frekuencat; kushtet e shërbimit; gjatë periudhës së kryerjes së plotë të shërbimit, lind nevoja e heqjes së biletës së përdorimit mujor të përgjithshme (abone e përgjithshme), për një periudhë tremujore, pasi kjo periudhë do të shërbejë që nëpërmjet vijimit të matjeve në terren, të studiohet dhe analizohet situata me të gjithë impaktet, me qëllim ristrukturimin e linjave në itinerare, frekuenca, kushte shërbimi si dhe rishpërndarjen e volumeve të udhëtarëve”, citohet në projektvendim, i cili iu propozon 61 anëtarëve të këshillit miratimin e tij, si një shtesë në vendimin nr. 66, datë 30.12.2015, “Për indeksimin e tarifave të transportit qytetas në Bashkinë e Tiranës”.

Pas ankesave të operatorëve të transportit publike, përgjatë dhjetor 2020-janar 2021, bashkia kreu sondazhe dhe matje, të cilat konfirmuan konstatimet e hershme sa i përket uljes së volumeve të pasagjerëve në transportin publik.

Ndryshe nga sektorë të tjerë që mezi prisnin hapjen në muajt pandemikë, transporti kërcënoi se do të fikte autobusët fill pasi rinisën punën, për shkak të volumit të ulët.

Madje, u tregua i gatshëm t’i vërë në dispozicion bashkisë flotën e saj dhe të pilotojë shërbimin që nuk mbulon as kostot minimale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

12 October, 2025
“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

“Ndjesë për tavanin!” Djemtë e Kombëtares pastrojnë dhomën e zhveshjes para largimit

12 October, 2025
A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

A po e humbasin votuesit e Trump besimin te udhëheqësi i tyre “perfekt”?

12 October, 2025
Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

Donald Trump pretendon se fituesi i Çmimit Nobel për Paqen i tha se duhej ta kishte fituar atë

12 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result