Vietnami identifikon variantin e Covid-19, kombinim i llojit indian dhe britanik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vietnami ka identifikuar një variant të COVID-19 që duket të jetë një kombinim i variantit indian dhe britanik dhe mund të përhapet shpejt nga ajri, thonë zyrtarët.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ministri i Shëndetësisë në Vietnam, Nguyen Thanh Long e përshkroi mutacionin e fundit si “shumë të rrezikshëm”.

Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës, dhe shumica e varianteve janë të paqëndrueshëm, por disa mund ta bëjnë një virus më infektues.

Që kur u identifikua sëmundja e COVID-19 për herë të parë në janar të vitit 2020, mijëra mutacione janë identifikuar.

“Vietnami ka zbuluar një variant të ri të COVID-19 që kombinohet nga karakteristikat e dy varianteve ekzistuese, njëri i gjetur për herë të parë në Indi dhe tjetri në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh Nguyen.

Ai deklaroi mes tjerash se varianti i ri i hibrid ishte më i transmetueshëm se versionet e njohura më parë, veçanërisht në ajër. 

Share This Article