• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Dëshmia e ish-kryehetuesit: Si na urdhëruan nga Komiteti Qendror për dënimet me vdekje të ‘Grupit sabotator të Kombinatit të Tekstileve Berat’

Dëshmia e ish-kryehetuesit: Si na urdhëruan nga Komiteti Qendror për dënimet me vdekje të ‘Grupit sabotator të Kombinatit të Tekstileve Berat’

by albnews
31 May, 2021
in Albania
0
1
VIEWS

Shteti i diktaturës së proletariatit në sistemin politik të periudhës së socializmit diktatorial inskenonte dhe propogandonte se kishte “zbuluar” armiq, tradhëtarë, sabotatorë, komplotistë e puçistë për të goditur dhe eleminuar kundërshtarët politikë, si dhe për të krijuar artificialisht situata që fshiheshin me platformën e luftës së klasave për të ashpërsuar dhunën shtetërore dhe të tërhiqnin vëmendjen nga problemet e rënda të krizës politike, ekonomike e shoqërore. Në “Tabllonë Sinoptike”, ku është dokumentuar plenumi i K.Q. që dënoi komplotin e poliagjentit Mehmet Shehu me bashkëpunëtorë kryesorë Kadri Hazbiu, Feçorr Shehu, etj., vetë Enver Hoxha ka thënë se: të gjitha komplotet i ka zbuluar Partia dhe asnjë nga Sigurimi i Shtetit!

Kjo thënie kuptohet qartë nga të gjithë se ai ishte personi që i kishte zbuluar e dënuar armiqtë e popullit e të Partisë. U eleminuan dhe dënuan kundërshtarët e tij potencial që i rrezikonin pushtetin apsolut. U eleminuan edhe ata që ai i vlerësonte më të besuarit të cilët ju kishte besuar zbatimin e urdhërave për eleminimin dhe zhdukjen e personave të deklaruar armiq. Me këtë metodë u fshehën edhe provat, dëshmitarët kryesorë që mund të bëheshin të rrezikshëm për figurën e tij të idealizuar dhe pas vdekjes dhe ndonjë rast të hetimeve me ndryshimin e sistemit politik, megjithëse mendohej si i përjetshëm.

Tragjedia e dhunës së shtetit diktatorial dokumentohet qartësisht edhe në veprimtarinë e fshehtë agjenturore të Sigurimit të Shtetit, të hetuesisë, prokurorisë e gjykatës del qartësisht e bindëse edhe në çështjen e fallsikuar të grupit që u akuzua dhe u dënua për diversionion dhe sabotatim në Kombinatin e Tekstileve në Berat. Në këtë çështje mësojmë pasojat e rënda të diktaturës për dënimin e njerëzve të pafajshëm me anë të legjendave kriminale të Sigurimit të Shtetit, të miratuara nga udhëheqia e PPSH-së dhe të imponuara për t’u ligjëruar nga hetuesia, prokuroria e gjykata.

Gjykimi i grupit të akuzuar për diversion, sabotim, agjitacion e propogandë, vjedhje, armëmbajtje pa leje etj., në Kombinatin e Tekstileve në Berat.
Para 43 vjetëve, siç është e njohur publikisht, në Berat janë dënuan rëndë deri edhe me vdekje, dy dy pjestarë të grupit armiqësor të akuzuar për diversion, sabotim, agjitacion dhe propogandë kundër shtetit, vjedhje të pronës socialiste, armëmbajtje pa leje etj., që kishin vepruar në Kombinatin e Tekstileve.

Të akuzuar dhe të dënuar ishin:

– Muharren Sako Protoduari

– Luftar Sako Protoduari

-Riza Hazizi

-Ushtar Çobo

Çështja ka qenë e paragjykuar nga udhëheqia e lartë politike. Gjykimi para popullit ishte miratuar nga udhëheqia në Komitetin Qëndror të PPSH-së.
Masat organizuese për përgatitjen dhe zhvillimin e gjyqit u hartuan dhe ndoqën në vazhdimësi nga Sekretari i Komitetit Qëndror të PPSH-së, ministri i Punëve të Brendshme, Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë.

Për vetë rnëndësinë që kishte çështja dhe ndikimin që synohej të arrihej në opinionin shoqëror, për të forcuar luftën kundër veprimtarisë armqësore dhe keqbërëse dhe edukimin e njerëzve, ishte vendosur, që çështja të gjykohej nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme, nga organet më të larta gjyqësore dhe të prokurorisë së Forcave të Armatosura, të cilat, sipas Kodit të Procedurës Penale dhe ligjeve “Për organizimin Gjyqësor” dhe “Për organizimin e prokurorisë”, vepronin pranë këtyre institusioneve civile.

Në bazë të orientimeve të dhëna nga udhëheqia e lartë dhe miratuar direkt nga Enver Hoxha, ajo është propoganduar me të gjitha mënyrat e mundshme nga komiteti i partisë së rrethit të Beratit dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes, korpusve, brigadave e njësive të tjera ushtarake. Përgatitja e opinionit shoqëror dhe të ushtarakëve për rrezikshmërinë e grupit armiqësor dhe rëndësinë e gjykimit të çështjes, ishte organizuar me masa të gjithanshme nga komiteti i partisë së rrethit të Beratit në bashkëpunim me atë të korpusit të Fierit. Ishin dhënë porosi dhe bërë mbledhje të veçanta edhe në organizatat bazë të partisë në Kombinatin e Tekstileve, si dhe në repartet ushtarake.

Gjykimi u zhvillua publikisht, në sallën e Kinoteatrit, në datat 6 dhe 7 janar 1978.

Gjykimi i hapur u zhvillua në sallën e Kinoteatrit. Ishin të pranishëm në sallë pjestarë dhe të afërm të familjeve të të pandehurve, punonjës të kombinatit, qytetarë që kishin treguar interesimin e tyre dhe dëshironin të njiheshin nga afër me veprimtarinë e zhvilluar nga personat e akuzuar.

Në sheshin para Kino-Teatrit, në rrugë, etj., kishte ardhur pothuajse i gjithë populli i Beratit. Kishin ardhur dhe ishin të pranishëm edhe ushtarë e oficerë. Thuhej se vetëm ndonjë i moshuar dhe shumë i sëmurë që nuk kishte mundësi të lëvizte kishte mbetur në shtëpi dhe e ndiqte gjykimin nëpërmjet autopolantëve dhe dëgjoheshim në gjithë qytetin. Siç ishte vepruar edhe në rastet e tjera, të gjykimeve të zhvilluara para popullit, pjesmarrësit ishin zgjedhur dhe miratuar me shumë kujdes. Lista e pjesmarrësve ishte kontrolluar më parë nga Dega e Punëve të Brendshme dhe më pas ishte miratuar nga Komiteti i Partisë së rrethit.

Organet udhëheqëse të partisë në rreth, në repartet ushtarake dhe ato në qendër, në Komitetin Qëndror të PPSH-së, e vlerësuan gjykimin si një sukses të madh politik të luftës për zbulimin, dënimin me rreptësi dhe parandalimin e veprimtarisë armiqësore. Populli ka bërë vlerësime për gjyqin duke u solidarizuar me qëndrimet dhe propogandën partiake. Pjesëmarrësit mbështetën dhe duartrokitën zhvillimin e gjykimit dhe vendimin e shpallur nga gjykata. Njerëzit e thjeshtë, civilë e ushtarakë, u njohën konkretisht me veprimtarinë e zhvilluar, nuk shfaqën ndonjë dyshim në deklarimet e tyre, vlerësuan gjykimin e bërë publikisht.

Në gazetën lokale janë publikuar artikuj të veçantë për gjykimin.

Hetimet dhe gjykimi i çështjes janë zhvilluar në bazë të rregullave të parashikuara në dispozitat penale dhe proceduriale.

Nga studimi i materialeve të administruara në dosjen hetimore, konstatohej se:

Procesi hetimor ishte dokumentuar në bazë të rregullave të parashikuara në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Aktazat ndaj të pandehurve kanë qenë të argumentuara në provat dhe të dhënat e dokumentuara nga hetuesia.
Të pandehurit kishin dhënë shpjegime deri edhe me detaje.
Dëshmitarët jepnin po ashtu shpjegime të hollësishme.
Provat, të dhënat kriminale, shpjegimet e të pandehurve dhe të dëshmitarëve ishin të harmonizuara midis tyre dhe përgjithësisht formonin bindje të akuzat dhe cilësimet ligjore të parashikuara në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Prokurori dhe gjyqtari i çështjes kanë vepruar në bazë të rregullave proçeduriale për përgatitjen dhe për gjykimin e çështjes. Pasi janë njohur me materialet e dosjes hetimore, kanë konstatuar respektimin e kritereve ligjore.

Megjithatë, në ndërgjegjen e tyre të brendshme, e cila është një tipar dallues për hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët, të dy kanë patur edhe disa paqartësi dhe dyshime për provat dhe fajësinë e të pandehurve, të cilat janë vlerësuar për t’u sqaruar e vërteta.

Prokurorit dhe gjyqtarit të kësaj çështjeje u ka tërhequr vëmendjen sidomos:

Shpjegimet me detaje të të pandehurve dhe dëshmitarëve.
Akuzat ishin të bazuara në prova ligjore, por jo bindëse për fajësinë dhe të vërtetën e akuzave të formuluara nga dega e punëve të brendshme dhe kishin marrë formën ligjore në bashkëpunim me hetuesinë që atë kohë ishte në strukturën e Ministrisë së Brendshme dhe në vartësi të ministrit të Brendshëm.
Nga të pandehurit e akuzuar për krime shumë të rënda që parashikonin edhe dënimin me maksimumin me heqie lirie deri në 25 vjet dhe me vdekje, nuk kishte asnjë pretendim për fajësinë për këto akuza dhe dispozita ligjore të Kodit Penal.
Nuk ishte evidentuar ndonjë ankesë apo pakënaqësi nga ana e të pandehurve apo dëshmitarëve të pyetur gjatë procesit hetimor, për fajësinë apo cilësimet ligjore të veprave penale në ngarkim të tyre, të kryera veçmasi apo në bashkëpunim.
Unë, Qemal Lame, si prokuror i çështjes, Prokuror para Gjykatës së Lartë, Kryeprokurori i Forcave të Armatosura, si dhe Ali Zanko, si gjyqtar i çështjes, kryetar i Kolegjit Penal Ushtarak në Gjykatën e Lartë, kemi krijuar dyshime dhe patëm rezerva për akuzat, fajësinë dhe provat në ngarkim të personave të akuzuar e dënuar.

Që në fillim, na kanë tëhequr vëmendjen dhe është ndjerë shqetësim, tensionim mendor dhe ndërgjegjësor në pikpamje profesionale dhe morale intelektuale, kryesisht për dy probleme me rëndësi:

Respektimin e normave ligjore e proçeduriale;
Objektivitetin, bazueshmërinë dhe besueshmërinë e provave të hetimit e të gjykimit.
Këto shqetësime në ndërgjegjen tonë juridike, nuk mund të ngriheshin zyrtarisht, për arsye se:

Në materialet e dosjes hetimore ishin zbatuar formalisht rregullat proçeduriale.
Udhëheqia kryesore e njihte mirë çështjen dhe ishte dhënë porosia konkret dhe të nominuara me emër, që Qemali dhe Aliu të gjykojnë çështjen, duke shprehur edhe vlerësimet dhe besimin për aftësitë tona për gjykimin me sukses.
Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Rrapi Mino, dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Arianit Çela, na shprehën besimin e tyre.
Në këto kushte, ishte e pamundur që të insistohej në dyshime subjektive personale të pabazuara në prova dhe dokumente ligjore me rëndësi proçeduriale. Arsye tjetër me shumë rëndësi ishte edhe pamundësia objektive për të kryer vetë veprime proçeduriale për sqarimin e dyshimeve. Po kështu, nuk kishte bazë ligjore për të vendosur kthimin e çështjes për hetime të tjera, pasi provat dhe dokumentet e administruara në dosjen hetimore, nuk lejonin ngritjen e dyshimeve të pabazuara për të mundësuar kthimin e çështjes në hetuesi.

Të dy neve, e vlerësonim besimin e udhëheqies. Megjithatë, donim që të ishim edhe të kujdesshëm për të justifikuar vlerësimin, por edhe për të qenë të bindur në ndërgjegje për respektimin e rregullave penale dhe proçeduriale dhe dhënien e një vendimi të drejtë.

Për atë kohë, ishte e rrezikshme që të flitej hapur për dyshime e shqetësime për mungesë objektiviteti që vinin në dyshim orientimet e udhëheqies së Partisë, si dhe për veprimtarinë agjenturore të Sigurimit të Shtetit.

Mendimet tona personale lindnin dhe ndikoheshin natyrshëm nga aftësitë tona teorike e profesionale juridike, si dhe përvoja e praktikës personale si prokuror dhe si gjyqtar.

Për këto arsye, dyshimi përmblidhej në faktet se procesi që ishte në dokumentet aq i bazuar, mund të ishte ndërtuar mbi bazën e manipulimeve të të dhënave agjenturore dhe hetimore. Kështu, lindën natyrshëm dyshime për mungesën e objektivitetit në ndjekien dhe arrestimet e bëra, për bazat mbi të cilat ishte filluar çështja penale dhe provat që ishin administruar dhe kishin shërbyer si bazë për argumentimin e dyshimeve për fajësinë dhe formulimin e akuzave ndaj të pandehurve.

Dyshimet tona subjektive të shprehura pa rezerva në bisedat konfidenciale, nuk mund t’i ngrinim zyrtarisht. Objektivisht dhe ligjërisht nuk kishim të drejtë që pa prova të vinim në dyshim punën e Sigurimit të Shtetit dhe të hetuesisë që ishte e organizuar dhe vepronte po bashkërisht me këto struktura dhe në vartësi të ministrit të Brendshëm.

Në ndërgjegjen tonë juridike shqetësonte me të vërtetë objektiviteti i hetimeve, në mënyrë të veçantë ndikimi, më saktë imponimi i hetuesisë nga Sigurimi i Shtetit, për të realizuar ndjekien operative me arrestimin dhe dënimin e grupit armiqësor e sabotator në Berat, në Poshnje.

Krimet ishin të rënda dhe formalisht të provuara e të pranuara pa asnjë kundërshtim nga të pandehurit. Por, theksoj me përgjegjësi se prokurori dhe gjyqtari nuk ishim të bindur plotësisht për vërtetësinë dhe objektivitetin e thënieve të të pandehurve dhe dëshmitarëve.

Më konkretisht dhe sinqerisht: Ishte e çuditshme se si të pandehurit pranonin dhe jepnin shpjegime pa asnjë rezervë për krime të rënda të diversionit e të sabotimit dhe me masa dënimi deri me vdekje?!

Nga ana tjetër, nuk kishim të drejta ligjore dhe kompetenca për të verifikuar në themel veprimtarinë e mëparshme agjenturore, si dhe hetimet e zhvilluara. Si prokuror dhe si gjyqtar i çështjes, neve nuk kishim të drejtë të kërkonim dhe të njiheshim me materialet dhe të dhënat agjenturore. Vetëm prokurori i përgjithshëm mund të kërkonte të dhëna, në rast se ai do të kishte dyshime të bazuara në prova dhe të dhëna konkrete. Këto dyshime kërkohej në bazë të ligjit, që të bazoheshin në dokumentet e administruara në dosjen hetimore.

Prokurori i Përgjithshëm, gjithashtu, nuk kishte kompetencë të verifikonte të dhënat operative. Platforma e Punës Operative të Sigurimit të Shtetit, ndalonte njohjen e të dhënave operative nga prokuroria dhe gjykata.

Pamundësia ndikohej edhe nga pushteti i dukshëm dhe forca e madhe që kishte ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, si anëtar i Byrosë Politike dhe si i besuari i Enver Hoxhës që merrte dhe transmetonte porositë direkte dhe ushtronte efektivisht ndikimin përfundimtar në proceset agjenturore, hetimore dhe gjyqësore. Prokurori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë pranonin këto raporte të fshehta vartësie e imponimi dhe mbështesnin realizimin e ideve dhe urdhërave të inskenimit të proceseve për krime kundër shtetit dhe çështje të tjera të rënda me interesa politike të ruajtjes së pushtetit politik.

Cilido që emërohej në këto detyra të larta dhe dëshironte të vazhdonte të kryente detyrat në këto funksione, do të detyrohej të bindej verbërisht dhe të vepronte ashtu si urdhërohej nga lart. Me këtë përfundim objektiv, dëshiroj të theksoj realitetin e asaj kohe, pa mbrojtur dhe as pa akuzuar drejtuesit e lartë të drejtësisë së periudhës së socializmit që në propagandën pas ndryshimit të sistemit politik cilësohet si komunizmi diktatorial.

Kushtetuta parashikonte gjykatën dhe prokurorinë si institucione të pavarura kushtetuese, si fusha të veçanta të veprimtarisë shtetërore. Vlerësimi i tyre me Kushtetutë dhe ligjet organike ishte konkret, i fuqishëm dhe me kompetenca të plota. Por në praktikë, ato trajtoheshin jo me këtë rëndësi. Për çështjet që rrezikonin dhe kërkohej nga punonjësit e organeve të diktaturës që të mbronin pushtetin apsolut, Kushtetuta dhe ligjet zbatoheshin sipas porosive të fshehta të udhëheqësit. Roli udhëheqës i Partisë i parashikuar në Kushtetutë, marrëdhëniet e përditshme të udhëheqies me Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vënë në plan të dytë prokurorinë e gjykatën.

Praktika që zbatohej nga organet udhëheqëse të Partisë, kishte bërë fakt dhe rregull të detyrueshëm kontrollin, monitorimin dhe dominimin direkt të organeve të drejtësisë nga udhëheqësi kryesor. Me porositë e tij direkte që i jepeshin ministrit të Punëve të Brendshme, të cilat merrnin rolin parësor, vendimtar, të detyrueshëm për zbatim pa asnjë diskutim nga drejtuesit e prokurorisë e të gjykatës.

Ministri i Punëve të Brendshme kishte rol dhe rëndësi të posaçme për drejtuesit e prokurorisë e të gjykatës, pasi ishte krijuar bindja se mendimet e tij ishin porosi direkte e udhëheqësit kryesor dhe detyrimisht duheshin zbatuar. Ministri i Punëve të Brendshme, konkretisht impononte edhe qëndrimin inferior të organeve të drejtësisë në raport me ato të Sigurimit të Shtetit. Sigurimi i Shtetit në praktikën e përditëshme në mënyrë të hapur apo të maskuar, qëndronte në pozita më të privilegjuara se organet e drejtësisë, pasi kishte marrë vlerësimin si arma më e dashur dhe më besnike në duart e Partisë, cilësohej publikisht “syri dhe veshi i Partisë”.

Me këtë pushtet politik e administrativ të paligjshëm, Sigurimi i Shtetit, kishte realisht më shumë pushtet. Në emër të udhëheqësit, këto organe agjenturore administrative ushtronin ndikimin e imponimin e drejtëpërdrejtë ndaj prokurorisë dhe gjykatës të masave agjenturore dhe proceseve për veprimtari armiqësore kur të pandehurit arrestoheshin dhe gjykoheshin./Memorie.al/

Previous Post

Aksident ajëror, vdes aktori që luajti rolin e Tarzanit

Next Post

Integrimi i Shqipërisë në BE, Soreca: Po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

18 May, 2025
Next Post
Integrimi i Shqipërisë në BE, Soreca: Po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit

Integrimi i Shqipërisë në BE, Soreca: Po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM