Futbollisti i parë nga Shqipëria që ftohet te Kosova

albnews
By
1 Min Read

Përderisa ndër vite dhjetëra futbollistë të Kosovës janë ftuar për të luajtur për Kombëtaren e Shqipërisë, sot ka ndodhur e kundërta.

Për herë të parë një futbollist i Shqipërisë është ftuar për të luajtur për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për Gledi Micin, i cili ka marrë ftesë për dy ndeshjet miqësore që Kosova i luan në Antalia të Turqisë, ndaj Guineas dhe Gambisë.

Mici aktualisht luan për Prishtinën tash e një vit, ndërsa paraprakisht kishte luajtur për Shkëndijën.

Ai ka pasur paraqitje për grupmoshat e reja të Shqipërisë, ndërsa në qershor mund të bëjë paraqitjen e parë në ekipin e seniorëve të Kosovës. 

Share This Article