• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Refugjatët në Gjermani/ Beteja ligjore kundër kontrollimit të celularëve

Refugjatët në Gjermani/ Beteja ligjore kundër kontrollimit të celularëve

by albnews
3 June, 2021
in Bota
0
1
VIEWS

Refugjatët në Gjermani ankohen se telefonat e tyre celularë janë kontrolluar në kohën e procedurës për azil. Një gjykatë e ka shpallur të paligjshme këtë procedurë, që mund të ketë implikime të gjera.

Farahnaz S. nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’ua dorëzojë telefonin e hapur. Kur S. në maj të vitit 2019 e paraqiti kërkesën për azil në Gjermani, me vete kishte çertifikatën e martesës dhe dokumente të tjera, për të dëshmuar se vjen nga Afganistani. Por S. nuk kishte pasaportë – e një prej gjërave të para, të cilat e pyeti nëpunësi ishte telefoni i saj.

“Nuk mbaj mend më nëse ua kam dhënë të zhbllokuar apo ma kërkuan fjalëkalimin tim”, thotë S., emri i së cilës u ndryshua me kërkesë të avokatit të saj. “Por ata kishin qasje në gjithçka.” Pas 44 minutash, S. e mori telefonin përsëri. Autoritetet kishin kontrolluar me një softuer të dhënat e saj për origjinën. Pak më vonë, nëpunësi kërkoi rezultatet. Ndërsa një muaj më vonë, aplikimi i S. u refuzua.

Kërkimet dhe kontrollimet e tilla të celularëve janë bërë ndërkohë një praktikë e zakonshme në procedurat e azilit në Gjermani. Por të paktën në rastin e Farahnaz S. kontrolli i celularit ishte i paligjshëm, thonë gjykatësit në Berlin.

Gjykata Administrative e Berlinit vendosi të martën se Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) nuk kishte të drejtë të kërkonte qasje në të dhënat e telefonit celular në këtë fazë të aplikimit. Në të njëjtën kohë, BAMF shkeli ligjin duke ruajtur informacione të panevojshme, thotë gjyqtari.

Berlin Zentrale Aufnahmeeinrichtung Asylbewerber

Vendimi i parë…

Që nga viti 2017, autoritetet gjermane janë lejuar të vlerësojnë të dhënat e telefonit celular të refugjatëve, në rastet kur ata nuk mund të konfirmojnë identitetin e tyre me një pasaportë të vlefshme ose me një kartë identiteti. Por azilkërkuesit kanë paditur autoritetet në tre raste të ndara. Kontrollet, sipas tyre, janë joefektive dhe të dyshimta për sa i përket ligjit për mbrojtjen e të dhënave.

Seanca dëgjimore të martën, në të cilën ishte e pranishme edhe DW, ishte seanca e parë në këto procese. E vendimi mund të ketë një ndikim në mënyrën se si Gjermania përdor teknologjinë për të përpunuar kërkesat e azilit në të ardhmen. “Vendimi tregon se e gjithë praktika e BAMF për të lexuar të dhëna të telefonit celular është e paligjshme”, thotë Lea Beckmann, avokate në organizatën joqeveritare të Berlinit Shoqata për të Drejtën e Lirisë (GFF).

Ky mund të jetë një shembull për procedura të tjera. Gjykimi mund të ketë efekte indirekte në ankesat e vazhdueshme tek Autoriteti Mbikëqyrës i Mbrojtjes së të Dhënave, tha Beckmann. Në shkurt, GFF dhe një refugjat nga Siria i kërkuan Komisionerit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, Ulrich Kelber, për të rishikuar praktikën e kontrollit të telefonave. Ndryshe nga Gjykata Administrative e Berlinit, autoriteti i Kelberit do të kishte fuqinë për të ndaluar BAMF ta bënte këtë. Një vendim për këtë mund të merret në dy javët e ardhshme.

Deutschland Protest gegen Sammelabschiebung nach Afghanistan in Düsseldorf

Cënimi i të dhënave?

Në të gjithë botën, agjencitë e migracionit po përdorin gjithnjë e më shumë teknologjinë për të analizuar pajisjet e azilkërkuesve dhe profilet në rrjetet sociale. Por nuk është rastësi që për këtë çështje ka rezistencë ligjore në Gjermani – në një vend që, pas përvojës së dy shteteve autoritare në shekullin e 20-të, është bërë pionier global në mbrojtjen e të dhënave.

Avokati i Farahnaz S. Matthias Lehnert tha se vendimi dërgon një sinjal të fortë se BAMF nuk duhet të ketë qasje të pakontrollueshme dhe të ruajë të dhënat e azilkërkuesit, “diçka që do të ishte e paimagjinueshme për [qytetarët] gjermanë”. Ai mendon se ky proces mund të rezultojë me një varg procesesh tjera, të cilat mund ta detyrojnë BAMF-in që të ndryshojë praktikën e tanishme. Por palët kanë të drejtë ankimi dhe beteja për (pa)ligjshmërinë e përdorimit të celularëve të azilkërkuesve është fare në fillim.

Previous Post

Holandë, fondacioni për kërkimin e tregut padit “TikTok”-un në emër të prindërve

Next Post

22-vjeçarja nga Prizreni/ “Nuk e dinim se je rome”

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
22-vjeçarja nga Prizreni/ “Nuk e dinim se je rome”

22-vjeçarja nga Prizreni/ “Nuk e dinim se je rome”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM