ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Do të bëj tifo për të’: Disa gjëra që duhen marrë nga takimi çuditërisht i përzemërt i Trump dhe Mamdani-t 2 minutes ago
Aleatët e Ukrainës do të zhvillojnë bisedime në G20 mbi planin e paqes të Shtëpisë së Bardhë 6 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 12 minutes ago
Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi 9 hours ago
Plani i plotë i paqes prej 28 pikash i Trump për Rusinë dhe Ukrainën 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Palmer s’përjashton mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje pa njohje reciproke

albnews by albnews
4 June, 2021
in Kosova
0
Palmer: SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka thënë se qëllimi kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që dialogu Kosovë-Serbi të mbyllet me njohje reciproke, por ka shtuar se Washingtoni përkrah edhe modalitete tjera të marrëveshjes, varësisht si pajtohen dy palët. Këtu s’ka përjashtuar as mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje pa njohje reciproke.

Në një intervistë për mediumin “N1” në Serbi, pas takimeve të përbashkëta me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me krerë serbë, pak ditë pas vizitës në Kosovë, Palmeri ka thënë se dy palët janë shumë serioze për t’u angazhuar sërish në dialog.

RelatedPosts

Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

120 kg kanabis nga Shqipëria drejt Kosovës, arrestohet shoferi i autobusit pa pasagjerë

Ai ka thënë se ka parë përkushtim edhe nga Kosova për t’u angazhuar në dialog, pavarësisht deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se Qeveria e tij s’e ka prioritet dialogun.

Palmer ka theksuar se Washingtoni dëshiron të shohë që marrëveshjet e arritura deri tash, të implementohen.

“Ne nuk caktojmë rezultatin, është në duart e tyre”, ka thënë ai teksa ka konfirmuar se për SHBA-në zgjidhja e duhur është njohja reciproke mes dy shteteve. “Në kushtet ideale, ne besojmë se njohja reciproke do të duhej të ishte në qendër të marrëveshjes për normalizim”.

I pyetur nëse ka një “plan B” për arritjen e një marrëveshjeje pa njohje reciproke, diplomati amerikan ka thënë se “marrëveshja mund të jetë çka do që dy palët pajtohen”.

“Qëllimi jonë është t’i nxisim palët të ulen bashkë, të deklarojnë cilat janë vijat e tyre të kuqe, çfarë mund të bëjnë e çfarë jo. Ne nuk e caktojmë agjendën, e as epilogun. Është në duart e tyre. Ata e udhëheqin procesin. Varet nga Beogradi dhe Prishtina të përcaktojnë se çka është marrëdhënie normale për ta apo çka është më normale se tash”, ka shpjeguar ai.

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka përsëritur se modeli i Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore mund të jetë shembull për zgjidhjen përfundimtare, pa njohje reciproke. Palmeri ka thënë se kjo është një nga mundësitë, por s’është qëllim i SHBA-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Do të bëj tifo për të’: Disa gjëra që duhen marrë nga takimi çuditërisht i përzemërt i Trump dhe Mamdani-t

‘Do të bëj tifo për të’: Disa gjëra që duhen marrë nga takimi çuditërisht i përzemërt i Trump dhe Mamdani-t

22 November, 2025
Aleatët e Ukrainës do të zhvillojnë bisedime në G20 mbi planin e paqes të Shtëpisë së Bardhë

Aleatët e Ukrainës do të zhvillojnë bisedime në G20 mbi planin e paqes të Shtëpisë së Bardhë

22 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

22 November, 2025
Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result