Basha: Refuzoj të merrem me konkurrencën e brendshme, kundërshtarë të vërtetë janë Rama – Doshi

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha jo vetëm nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit, por thotë se do të përdorë çdo instrument në betejën për atë që e quan “regjimi Rama – Doshi”

Në një takim me demokratët e qarkut të Durrësit Basha kërkoi mbështjetjen.

“Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha ai.

Basha ishte i prerë kur thotë se refuzon bashkëpunimin me kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian”, tha Basha.

PD, tha Basha është e vetmja shpresë për demokracinë, ndaj ai tha se pavarësisht debateve të brendshme kundërshtari është ai “regjimi kriminal Rama – Doshi”

“Unë personalisht kam refuzuar të merrem me konkurrencën e brendshme. Se pavarësisht kësaj gare të brendshme, ne nuk do të harrojmë për asnjë çast, cili është kundërshtari i vërtetë dhe me kë e kemi betejën.

Dhe ky është rrëzimi i Edi Ramës e i Tom Dosh-it e Rrahman Rrajës me shokë dhe përballja me këtë regjim do të kërkojë edhe njëherë që nga kjo  garë e brendshme të dalim pikë se pari si njerëz që i respektuam plotësisht vlerat brenda familjes tonë dhe së dyti dhe po më e rëndësishme se kjo, të bashkuar madje edhe më të bashkuar se ç’hymë në këtë garë”, u shpreh Basha.

Share This Article