Spanja hap kufijtë për turistët e vaksinuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Spanja ka rihapur kufijtë për pushuesit e vaksinuar ndërkombëtarë, me shpresë se do të ringjallë sektorin e saj të turizmit, që si kudo në botë, është goditur ashpër gjatë kohës së pandemisë. Do të lejohet ankorimi i anijeve me turistë në portet spanjolle.

Ministrja e Shëndetësisë, Karolina Daria, ka thënë se Spanja është në procesin e rikthimit të lidershipit botëror në turizëm. Ajo i ka siguruar turistët e mundshëm se Spanja është vend i sigurt. Më herët, Spanja lejoi vizitorët evropianë, të cilët kishin teste negativ PCR të kryer brenda 72 orëve, por nga sot vizitorët mund të hyjnë edhe me teste më të lira me antigjen.

Kontingjentet më të mëdhenj të turistëve në Spanjë vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, por një goditje e fuqishme mund të jetë vendimi i Qeverisë britanike për të mos e hequr ende Spanjën nga lista e shteteve në rrezik.

Kjo nënkupton se pushuesit që kthehen nga shteti iberik duhet të karantinohen në shtëpi. Sipas agjencisë së lajme AFP, vetëm aeroporti i Malagës në Spanjë ka pritur të hënën rreth 20 aterrime nga shtete nga mbarë Evropa, përfshirë pushues nga Gjermania, Franca e Anglia.

Share This Article