Bien uebfaqet e qeverisë britanike, Amazon-it dhe PayPal-it

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Uebfaqja e qeverisë britanike, uebfaqja e platformës së famshme për shitje përmes internetit, Amazon dhe uebfaqja e sistemit ndërkombëtar të pagesave përmes internetit, PayPal, janë në mesin e shumë uebfaqeve që kanë dalë nga funksioni.

Mijëra përdorues kanë raportuar për probleme gjatë qasjes së këtyre uebfaqeve. Nga këto pengesa janë prekur edhe uebfaqet e Netflix-it, Pinterest-it dhe Twitch-it, shkruan Daily Mail.

Duket se problemi është i lidhur me rënien nga funksioni të shërbimit në faqes Amazon, duke ua pamundësuar njerëzve që të lidhen në uebfaqe të tjera. Deri tani nuk dihet se çfarë saktësisht e ka shkaktuar këtë problem.

“Amazon Web Service” është një shërbim kompjuterik që u ofron klientëve një mënyrë për t’u qasur në baza të të dhënave, hapësira për ruajtjen e të dhënave dhe serverë.

Ky shërbim ka në pronësi harduerët që nevojiten për t’i ofruar këto shërbime.

Share This Article