Zhytësi në Vlorë, gjen skafandën që mendohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një skafandër zhytësi që i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në Vlorë. Bëhet me dije se skafandra është gjetur këtë të martë nga një zhytës. Zhytësi Gjomemetaj thotë se e gjeti atë në një thellësi 35 metra dhe se e ndeshi rastësisht, ndërsa po kërkonte oktapod.

Gjomemetaj është zhytës prej 10 vitesh dhe asnjëherë më parë nuk është ndeshur me një objekt të tillë. Ai thotë se kjo skafandër tashmë do i kalojë Qendrës së peshkimit në Radhimë pasi sipas tij turistët i pëlqejnë këto vlera nënujore.

Share This Article