ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Koreja e Veriut kremtoi më 10 tetor 2025 80-vjetorin e Partisë Punëtore të Koresë (WPK) VIDEO 3 hours ago
Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’ 4 hours ago
Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike 4 hours ago
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë 4 hours ago
Danimarka do të forcojë mbrojtjen e Arktikut me anije, avionë dhe seli të reja 4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me fshirjen e adresave

albnews by albnews
8 June, 2021
in Albania, Bota, Kosova
0
Alarmon Ragmi Mustafa: Lugina po zbrazet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfaqësues politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po bëjnë thirrje për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar dhe përfshirjen e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, ndërsa ankohen për qasje diskriminuese të autoriteteve serbe.

Ragmi Mustafa, që drejton Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Serbi, me seli në Bujanoc, thotë se shteti serb po keqpërdorë ligjin për vendbanim dhe vendqëndrim duke mos e zbatuar atë në tërësi dhe duke fshirë adresat e banorëve shqiptarë.

RelatedPosts

Danimarka do të forcojë mbrojtjen e Arktikut me anije, avionë dhe seli të reja

SHBA-të do të dërgojnë 200 trupa në Izrael për të monitoruar armëpushimin në Gaza

Trump paralajmëron tarifë 100% ndaj importeve kineze, tensionet tregtare me Pekinin rriten ndjeshëm

“Ajo që është me rëndësi të theksohet është se ne e konsiderojmë një proces masiv, është selektiv i drejtuar ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës krahas kësaj ne konsiderojmë që me këtë po legjitimohet një spastrim i heshtur nën petkun administrativ”, tha ai.

Sipas të dhënave të këtij Këshilli, deri tani në tri komunat e banuara me shqiptarë, Preshevë, Merdvegjë e Bujanoc, janë fshirë të dhënat e rreth 6 mijë vetave.

“Serbia është shumë më perfide për shkak se pasivizimi i adresave në vetvete është vetëm një çështje administrative por që efekti i këtij procesi është anulimin e drejtave themelore të qytetarëve që nënkupton të drejtat e tyre civilo-juridike duke përfshirë nga trashëgimia e deri te e drejta për të votuar dhe për të qenë i rizgjedhur dhe një mori të drejtash tjera që lidhen drejtpërdrejt me letërnjoftimin”, tha zoti Mustafa.

Mustafa thotë se qytetarët më të prekur janë ata që jetojnë në Kosovë.

“Por kryesisht janë pjesa që dikur në Luginën e Preshevës janë konsideruar juridikisht të papamë pra të cilët gjatë luftës 1999 që ka ndodhur këtu pasi që ishte çliruar Kosova për shkak të kushteve këtu të vështira, për shkak se kishte filluar edhe lufta e UÇPMB në këtë rajon ata ishin zhvendosur në Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë e kështu me radhë e që atëherë kanë mbetur pa dokumente të Serbisë”, tha ai.

Përfaqësuesit politik të shqiptarëve të asaj zone thonë se disa qytetarë tashmë kanë ngritur këtë shqetësim në nivele të gjykatave ndërsa janë duke u grumbulluar fakte që kjo çështje të trajtohet nga institucionet ndërkombëtare.

Kjo çështje është ngritur edhe në raportin e vitit 2020 të Bashkimit Evropian për Serbinë. Raportuesi për Serbinë në parlamentin Evropian, Vladimir Bilcik dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon -Taubadel në muajin mars të këtij viti paralajmëruan shqyrtimin e pretendimeve për fshirjen e adresave.

Zyra e zonjës Viola von Cramon -Taubadel në një përgjigje për Zërin e Amerikës përmes postës elektronike tha se “ajo po punon për këtë çështje dhe se është në kontakt me disa studiues në lidhje me situatën. Kur hulumtimi do të përmbyllet, von Cramon varësisht nga rezultati, mund të shqyrtojë mundësinë që t’u drejtohet institucioneve ndërkombëtare dhe aktorëve përkatës”, thuhet në përgjigje në të cilën theksohet se von Cramon mund të vizitojë rajonin e Preshevës në fund të muajit korrik.

Përfaqësuesit politik thonë se situata në rajonin e Luginës së Preshevës vazhdon të jetë e rëndë dhe se nuk është shënuar përparim që nga përfundimi i konfliktit të para 20 vjetëve ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve shqiptarë që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në këtë zonë.

Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cila mori postin e kryetares së komunës së Preshevës ditë më parë, thotë për Zërin e Amerikës se edhe pas 20 vitesh, qytetarët e kësaj pjese po diskriminohen.

“Komuna jonë para se gjithash është një komunë e shtypur sa i përket të drejtave, një ndër më të diskriminuarat, më e pazhvilluar ekonomikisht, shkalla e papunësisë është mbi 70 për qind dhe është e nëpërkëmbur kjo sepse shumica e qytetarëve të komunës tonë kanë gjuhë, etni, kulturë ose religjion tjetër”, tha ajo.

Udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës i shohin bisedimet Kosovë-Serbi si një mundësi për siç thonë realizimin e të drejtave të tyre themelore, përfshirë edhe problemin e adresave.

“Tash patjetër është e domosdoshme, është jetike që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet në tryezën e bisedimeve”, tha kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës thonë se marrëdhëniet jo të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasqyrohen edhe në situatën në këtë zonë të banuar me shumicë shqiptare në jug të Serbisë./voa

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Koreja e Veriut kremtoi më 10 tetor 2025 80-vjetorin e Partisë Punëtore të Koresë (WPK) VIDEO

11 October, 2025
Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’

Producenti i ri i James Bondit i gatshëm për ‘sfidën’

11 October, 2025
Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike

Një lifting në moshën 28 ​​vjeç? Pse të rinjtë po i drejtohen kirurgjisë plastike

11 October, 2025
Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

Administrata Trump fillon të pushojë nga puna mijëra punëtorë

11 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result