Tërmet në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Jugu i vendit është lëkundur paraditen e kësaj të martë nga një tërmet.

IGJEUM saktëson se lëkundja është regjistruar në orën 10 e 30 dhe epiqendra ka qenë në fshatin Krahës të Memaliajt.

Vizion Plus raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 ballë dhe me thellësi 12 km.

Ende nuk ka të dhëna për dëme materiale, por mësohet se lëkundja është ndjere në Memaliaj dhe zonën e Tepelenës.

Lëkundjet kanë qenë të shpeshta në juglindje të Shqipërisë gjatë muajit qershor dhe fillim korriku ku më së shumti problemet janë regjistruar në fshatrat e Korcës ku një numër I konsiderueshëm banesash janë bërë të pabanueshme.

Share This Article