Connect with us

Albania

Mustafa: Serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se shqiptarët në Serbi

Published

on

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafa, ka komentuar takimin mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Njëra ndër propozimet që Kurti ia bëri në takim me Vuçiqit është që pas njohjes së ndërsjellët serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

Mustafi deklaroi se forca e Këshillit Kombëtar Shqiptar është shumë e dobët dhe vazhdimisht janë të diskriminuar.

“Në Serbi janë 24 këshille kombëtare të pakicave si pjesë e konventës për të drejtat e pakicave në kuadër të kornizës ligjore është siguruar që kenë fuqi në fushat si arsim, kultura, informimi dhe përdorimin e gjuhës dhe shkrimit të pakicave dhe simboleve kombëtare. Me kalimin e kohës dhe ndryshimet që ka bërë Gjykata Kushtetuese dhe më pas me aprovimin në vitin 2018 fuqitë ekzekutive të Këshillit janë ulur”, tha Mustafa për Klan Kosova.

Advertisement

Mustafi mes tjerash thotë se serbët në Kosovë kanë të drejta mbi çdo standard dhe e njëjta nuk ndodh me shqiptarët në Serbi që vazhdimisht janë diskriminuar.

“Çështja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe të serbëve në Kosovë është një shpërfaqje jo asimetrike. Megjithatë, dua të besoj që kryeministrin në takim ka bërë elaborimin e tij. Por, sot niveli i të drejtave që kanë serbët në kuadër të Republikës së Kosovës – të drejtat e garantuara kushtetuese janë mbi ato standardet e të drejtave të pakicave dhe posaçërisht janë pothuajse edhe mbi ato evropiane”.

“Nuk kanë të krahasuar mundësitë dhe hapësira për më shumë drejtësi e barazi që iu lejohet serbëve në Kosovë në raport me shqiptarët në Serbi”.

Advertisement

“Ne sot e kësaj dite e kemi të ndaluar me ligj përdorimin e flamurit dhe në shkolla të mesme nuk kemi asnjë libër në gjuhë shqipe dhe kemi mungesë financime në televizioneve shqiptare – vazhdimisht jemi diskriminuar”, tha Mustafa.

Mes tjerash Mustafi theksoi se pa përfshirjen e Luginës së Preshevës nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

“Do të shohim si do të ec dialogu dhe ne gjithmonë kemi kërkuar që të jemi pjesë e dialogut pasi në vazhdimësi kemi kërkuar që të avancohet vendi i shqiptarëve në Serbi. E konsiderojmë që kjo është mundësia e fundit për rregullimin e statusit të shqiptarëve të Luginës së Kosovës”.

Advertisement

“Kurti pati takimin e parë me Vuçiq dhe i kërkoi gjërat e veta dhe mendojmë se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa përfshirjen e Luginës së Preshevës dhe e vlerësojmë që kjo është përmendur në takim pasi ne gjithmonë jemi diskriminuar”, tha ai.

Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania23 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

UK22 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending