ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 19 minutes ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 22 minutes ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 24 minutes ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 26 minutes ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 30 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Aktivistët: Nuk do të lejojmë ndërtimin e aeroportit

albnews by albnews
15 June, 2021
in Albania
0
Aktivistët: Nuk do të lejojmë ndërtimin e aeroportit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Studiues, profesionistë dhe aktivistë të natyrës kanë kërkuar edhe në herë që të mos ndërtohet aeroport në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Mesazhi u përcoll gjatë 30 vjetorit të PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania), duke theksuar se Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada në këtë zonë.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Aktivistët theksojnë se nëse lejohen zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla dhe ruajtja e pasurive natyrore do të jetë një mision i pamundur.

Ata shtuan se nëse autoritetet nuk rikonsiderojnë lokacionin e aeroportit, së shpejti do të jenë me mijëra të cilët nuk do të lejojnë që një ndërtim i tillë të ndodhë.

“Ky ishte mesazhi kryesor që u përçua nga profesionistë, studiues, aktivistë dhe dashamirës të natyrës gjatë eventit festues të 30 vjetorit të PPNEA.  Në datën 5 qershor 1991 nuk u krijua thjesht një organizatë, por u shënua fillimi i shoqërisë civile mjedisore në Shqipëri. Prandaj, kjo ditë duhet t’i kushtohej ruajtjes së vlerave natyrore dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik. Ndërtimi i aeroportit në brendësi të zonës së mbrojtur është ndoshta rreziku më madhor që i është kanosur ruajtjes së natyrës në këto tre dekada dhe celebrimi i kësaj date nuk mund të na gjente në vend më të përshtatshëm se zona ku autoritetet po planifikojnë shkatërrimin e natyrës.

Kundërshtimi i ndërtimit të aeroportit në Zonën e Mbrojtur Vjosë-Nartë është nga ato çështje që duhet të bashkojë jo vetëm organizatat mjedisore, por të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Nëse lejojmë sot zhvillime infrastrukturore shkatërrimtare për natyrën të ndodhin në zona të mbrojtura, në të ardhmen do të kemi shumë më tepër të tilla dhe ruajtja e pasurive natyrore me të cilat krenohemi aq shumë, do të jetë një mision i pamundur! Në datën 5 qershor u mblodhëm me dhjetëra dhe treguam se aeroporti nuk mund të ndërtohet brenda zonës së mbrojtur. Nëse autoritetet nuk rikonsiderojnë lokacionin e aeroportit, së shpejti do të jemi me mijëra të cilët nuk do të lejojnë që kjo marrëzi që të ndodhë! Zonat e Mbrojtura do ti mbrojmë me çdo kusht! Natyra nuk mund të shitet për interesa të ngushta. Bashkohuni me ne!”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result