Albania
Bylykbashi: Dekriminalizimi, arma më e fuqishme e opozitës për rrëzimin e Ramës
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron ligjin e dekriminalizimit si armën më të fuqishme të opozitës në betejën për rrëzimin e regjimit të Ramës.
Në një reagim për rastin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Bylykbashi thotë se pa këtë ligj, Rama do vazhdonte të mbronte skotën e kriminelëve të tij siç mbronte dikur Rroshin.
Mallakastra pritet t’i shtohet listës së bashkive pa kryetar. Qerim Ismaili, i cili u mori mandatin e kryebashkiakut në zgjedhjet e njëanshme të 30 qershorit 2019, rezulton te jete subjekt i ligjit te dekriminalizmit.
Ai ka fshehur të dhënat ne formularin e deklarimit, ndërsa pas hetimit rezulton te jetë i dënuar me 3 vite burg në Greqi në vitin 1998.
Postimi i plotë në Facebook:
Arma më e fuqishme e Opozitës
Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni publik dhe duhet dënuar për falsifikim.
6 vite më parë kur hartoja ligjin e Dekriminalizimit më duhej të përballesha jo vetëm me socialistët që pengonin hartimin e tij, por edhe me ata skeptikë brenda nesh që deklaronin se Dekriminalizimi nuk bëhet me ligj por vetëm me retorikë politike, apo se ishte thjesht një ligj që nuk do të funksiononte. Ja ku është!
Po të mos ishte ky ligj sot, me mekanizmin e tij të pamëshirshëm e të ftohtë, nuk do të numëroheshin e mbaheshin mend deklaratat nga foltorja e PD-së kundër deputetëve e kryebashkiakëve të Ramës me dënime për vrasje, rrëmbime, përdhunime, trafiqe e krime të tjera dhe ata ende do të ishin në Parlament e bashki. Pa këtë ligj, Rama do vazhdonte të mbronte skotën e kriminelëve të tij siç mbronte dikur Rroshin.
Rama e urren këtë ligj ndaj e quan antikushtetues. Kam qenë i ndërgjegjshëm kur e hartoja se është ligji më i ashpër i llojit të vet në Europë, por këtu e çoi vendin Rama, tek qeverisje me kriminelë. Tashmë duhet të shtojmë mekanizma që pengojnë kriminelët të fusin fëmijët dhe ushtarët e tyre si përfaqësues të interesave të tyre në institucionet demokratike.
Parlamenti është shtegu më i vështirë për të ecur për një Opozitë në një regjim që maskohet me votime, sepse asaj i duhet të provojë çdo ditë që nuk është fasadë. Por ligji i Dekriminalizimit është prova e fuqisë së një opozite parlamentare që betejat i fiton me moral dhe kauzë të drejtë duke bindur shqiptarët. Ai është prova se Parlamenti, ku na mandatoi për t’i përfaqësuar gjysma e lirë e shqiptarëve, plot 730 mijë njerëz të lirë, është arma më e fuqishme që kemi në betejën për të rrëzuar regjimin e Ramës.
Albania
Sigurimi i automjeteve/ Nga 2026 hyn në fuqi historiku i aksidenteve, sa do paguajnë qytetarët
Sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të rregullt, sistem bonus malus hyn në fuqi nga janari 2026.
Të gjithë shoferëve të automjeteve do t’i aplikohet kjo rregullore e cila u miratua në 2025 por nuk u zbatua duke e konsideruar vitin që lamë pas si vitin 0.
Rregullorja e re përfshin 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e re shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit, vjetërsia e makinës dhe historiku me aksidentet. Por kjo është kundërshtuar dhe në komisionet parlamentare dhe është kërkuar ndërhyrja në të.
Praktikisht ata qytetarë që kanë regjistruar mjetin në Berat, Dibër apo Kukës përfitojnë lehtësi, ose bonus ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë e qarqet e tjera penalizohen për shkak të incidencës së lartë të aksidenteve
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
