Zaev: Nuk negociojmë për identitetin dhe gjuhën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në një dalje për media edhe një herë potencoi se për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk bisedohet me Sofjen, duke shtuar se diskutojnë për propozimin portugez.

“Për identitetin maqedonas dhe për gjuhën maqedonase nuk bisedojmë fare. Bisedojmë për propozimin portugez i cili erdhi nga Portugalia si kryesuese e Këshillit të BE-së”, deklaroi Zaev.

Zaev i shoqëruar nga zv. kryeministri, Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani më 17.06.2021 (e enjte), do të realizojnë takim pune në Sofje, Republika e Bullgarisë, njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se qëllimi i vizitës është intensifikimi i përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjes për çështjet e hapura dhe zhbllokimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri dhe delegacioni qeveritar do të realizojnë takime pune me Presidentin e Bullgarisë Rumen Radev, me Kryeministrin e Bullgarisë Stefan Janev, si dhe me përfaqësues të partive politike në Republikën e Bullgarisë.

Share This Article