Më shumë se 10 000 bullgarë në Britaninë e Madhe që kanë aplikuar për marrjen e statusit të qëndrimit nuk kanë përmbushur kërkesat, sipas informacionit të palës britanike. Kërkesat e 264 000 bullgarëve të tjerë u miratuan dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në vend. Për shkak të vështirësive që përjetojnë shtetasit bullgarë në aplikimin për statusin e qëndrimit, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Ivan Kondov zhvilloi një takim me Ambasadorin Britanik në Bullgari Rob Dixon.
Diplomati bullgar theksoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe masave kufizuese, shumë njerëz vonuan për të paraqitur dokumentet e tyre. Lidhur me këtë, Bullgaria i drejtoi lutje Mbretërisë ë Bashkuar për fleksibilitet pas 30 qershorit 2021, kur skadon afati i fundit për të aplikuar për Skemën e Qëndrimit, si dhe për rregulla të qarta se çfarë mund të bëjnë shtetasit bullgarë pas kësaj date.