ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil 5 hours ago
Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord 5 hours ago
Titujt e gazetave në UK 6 hours ago
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës 6 hours ago
Charlie Mackesy zbulon se një pjesë e madhe e librit të tij të ri humbi kur iu vodh iPad-i 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria marrëveshje tjetër me Pfizer, por nga qeveria nuk publikohet asnjë e dhënë

albnews by albnews
17 June, 2021
in Albania
0
Shtetet e BE’së pritet të furnizohen me 50 milionë vaksina shtesë nga Pfizer
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria shqiptare ka miratuar ditën e sotme një tjetër  marrëveshje me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Për arsye që lidhen me sekretin tregtar, në vendimin e bërë publik nga qeveria theksohet se detaje nga marrëveshja nuk do të bëhen publike në asnjë ëebsite qeveritar apo dokument shtetëror.

RelatedPosts

Gramoz Sako për Tepelenën, një deputete për Vlorën/ PS zyrtarizon kandidatët e “9 Nëntorit”

I dënuar në Brazil për vrasje, kapet në Rinas 51-vjeçari brazilian

Hyn në fuqi SEPA, Gonzato: Formalizon ekonominë dhe forcon lidhjet me BE. Sejko: Historike për tregun financiar shqiptar

VENDIMI:

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI

Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes

Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.

Marrëveshja për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Overseas LLC dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshje nga Pfizer Overseas LLC, nuk do të publikohet në asnjë website të institucioneve apo në “Fletoren zyrtare”.

Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo pjesë të saj.

Detyrimet e organeve shtetërore dhe përjashtimet nga detyrimet për furnizimin e vaksinës anticovid, të përcaktuara në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, janë të njëjta edhe për këtë marrëveshje, sipas kushteve të tekstit të saj, bashkëlidhur këtij akti normativ.

Neni 2

Efektet financiare
Efektet financiare, që rrjedhin nga marrëveshja bashkëlidhur këtij akti normativ, përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2021.

Neni 3

Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil

Personi i tretë vdes nga helmimi me metanol në Brazil

8 October, 2025
Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord

Vdekjet e 1,611 personave të pastrehë në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024 janë rekord

8 October, 2025
Titujt e gazetave në UK

Titujt e gazetave në UK

8 October, 2025
Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

Mik apo armik? Konservatorët përballen me rritjen e Reformës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result