Policia e LALIT i merr kovat me mana tregtarit në Tiranë, burri i lutet t’i marrë sërish

albnews
By
1 Min Read

Në një video të publikuar nga ‘JOQ’, shihen policët bashkiakë të cilët marrin nga tregtari kovat që ka me manë. 

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Në një video të publikuar nga ‘JOQ’, shihen policët bashkiakë të cilët marrin nga tregtari kovat që ka me mana, të cilat i shet në rrugë.

Qytetari që ka filmuar videon dëgjohet të thotë në video: “Po lërja o shefi se gjynah të hajë një çapë bukë. Lerjani o oligarkët e Ramës, jepjani që të hajë bukë” teksa ata shohin kamerën dhe i fusin kovat në bagazhin e makinës së bashkisë.

Tregtari i ndjek nga pas për të marrë kovat mirëpo, policiët nuk i kthejnë asgjë.

Share This Article