Djaloshi 10-vjeçar i shpëtoi jetën motoçiklistit, policia gjermane e shpërblen me një çek

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia gjermane ka falënderuar djaloshin 10-vjeçar Lenard, i cili në Unterbracbah arriti t’ia shpëtojë jetën shoferit të një motoçiklete.

Lenard gjatë një nate të këtij muaji, rastësisht kishte parë sesi një motoçiklist u përplas në një rrethojë me tela gjembor.

Megjithatë jo gjithçka kishte mundur të sheh qartë për shkak të errësirës, por ai menjëherë vrapoi tek ai dhe me shpejtësi i shpëtoi jetën.

“Burri gjatë natës së 2 qershorit po voziste motoçikletën kur befasisht u përplas në rrethojën me tela gjembor. Djaloshi Lenard menjëherë kishte reaguar. I hoqi bluzën dhe me të i shtypi plagën për të ndalur gjakderdhjen. Me këtë akt heroik arrit të parandalojë gjakderdhjen për shkak të plagëve të rënda që i pësoi burri”, ka shkruar policia gjermane në Facebook.

Lenard kishte bërtitur duke kërkuar ndihmë, e aty e dëgjoi një kalimtar rasti që menjëherë i telefonoi ndihmës së shpejtë. Motoçiklisti u dërgua me urgjencë në spital, ku pas intervenimit të mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

E si shpërblim për trimërinë, Lenard ka fituar një çek për të blerë pajisje të ndryshme elektronike, si dhe mori disa gjësende të policisë si suvenirë – madje bëri një gjiro me veturën e policisë.

“Lenard duhet të krenohet me veten dhe veprimin e tij – pasi që shumë tjerë sigurisht nuk do të reagonin me kujdes sikurse ai”, ka shtuar policia gjermane. 

Share This Article