Qeveria shqiptare ka shpallur sot ankandin e ndërtimit të parqeve eolike në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do të jetë një alternativë me shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar erën.
“Hapim një tjetër kapitull drejt diversifikimit të burimeve të energjisë. Shqipëria do të jetë një alternativë më shumë për prodhimin e energjisë duke shfrytëzuar një tjetër burim, siç është era . Prej sot shpallim ankandin për ngritjen e parqeve eolike”, theksoi kryeministri Rama.
Ndërkohë ai ka shtuar më tej se ankandet tashmë në Shqipëri bëhen me kompanitë më prestigjoze pasi kanë fituar besimin e investimit në Shqipëri.
“Na ka garantuar jo vetëm burime financiare po edhe dije të çmuara edhe shumë të favorshme. Dua të theksoj se e gjithë kjo rrugë transformimi dhe kjo çasje në 360 gradë, jo vetëm për të ndërtuar mirë. Në mënyrë të besueshme si dhe suksese e e pamohueshme të ankandeve të mëparshme e kanë bërë Shqipërinë destinacion interesi. ËN tregun global të energjisë. Nëse deri para pak vitesh ishte e pamundur të bëheshin ankande me kompani prestigjoze. Sot kjo është një rutinë dhe proces zhvillimi. Besoj që ne i kemi vendosur bazat dhe po vazhdojmë të njihemi drejt asaj maje ku ne mund të arrijmë me profesionalizëm të këtyre burimeve natyrore. Sektori i energjisë kthimi vendit tonë në një eksportues të energjisë e bën vendin të arritshëm dhe horizonte prespektivë të re për fëmijë tanë”, tha Rama mes të tjerash.