Mbretëresha Elizabeth II zhvilloi sot takimin e parë të përjavshëm me kryeministrin britanik, Boris Johnson, për herë të parë me prani që prej vendosjes në mars të kufizimeve në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit.
Pas më shumë se një viti me biseda në telefon, sovrania 95-vjeçare dhe kryeministri britanik konservator, të dy të vaksinuar kundër COVID-19, u takuan në pallatin e Buckingham.
Ata ishin të pranishëm së bashku gjatë pritjes në mes të qershorit në ditën e parë të samitit të fuqive të mëdha të G7-s, në juglindje të Anglisë.
Mbretëresha ka kaluar pjesën më të madhe të kufizimit në kështjellën e Windsor, në perëndim të Lonrës, me përjashtim t ënjë kalimi në residencën e saj skoceze të Balmoralit.
Sipas shtypit britanik, sovranja, e cila humbi bashkëshortin e saj Philip në prill, tani synon të qëndrojë pjesën më të madhe të kohës në kështjellën Windsor.
Autoritetet shëndetësore njoftuan sot 16 135 raste pozitive në 24 orë, shifra më e lartë që prej fillimit të shkurtit dhe 19 të vdekur duke e çuar në 128,027 numrin total të viktimave.