Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur kutitë në 11 qendra votimi në Bashkinë e Lezhës, pasi pranoi ankimimin e kandidatit nga Partia Konservatore, Eduard Ndocaj që garoi përballë Pjerin Ndreut të Partisë Socialiste që i fitoi zgjedhjet.
Pas rinumërimit tëvotave në 11 qendrat e votimit, janë rikonfirmuar rezultatet e votave të shkruara në procesverbal nga numëruesit e 30 qershorit.
Gjatë mbledhjes u bë numërimi i votave në secilën kuti për të parë nëse ka parregullsi nga shifra e votave totale që janë shënuar në procesverbal nga KAZAZ-të.
Sipas pretendimeve të Eduard Ndocajt, kandidatit për kryebashkiak, në 11 qendra votimi në bashkinë e Lezhës ka pasur më shumë vota sesa votues dhe për këtë arsye do të hapen kutitë për të parë nëse ka apo jo shkelje.
Kodi Zgjedhor parashikon se nëse numri i votave ndikon në rezultatin e zgjedhjeve atëherë shpallen qendrat e pavlefshme. Edhe nëse 11 qendra që do të hapen shpallen të pavlefshme, Pjerin Ndreu sërish mbetet në avantazh, pasi ka një diferencë prej rreth 12 mijë votash.