Sulmohet me armë zjarri helikopteri i presidentit të Kolumbisë, Iván Duque

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Helikopteri i cili po barte presidentin e Kolumbisë, Iván Duque, është gjuajtur me armë zjarri, afër kufirit me Venezuelën.

Presidenti Duque ishte duke fluturuar drejt Cucutas, në provincën Norte de Santander.

Një zëdhënës i presidencës ka thënë se askush nuk ka pësuar lëndime si pasojë e këtij akti. Ndërkohë, vetë presidenti e ka dënuar atë, duke e quajtur “një sulm qyqar”, duke shtuar se nuk frikësohet nga “dhuna apo aktet e terrorizmit”.

“Vendi ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë që t’i përballojë këto lloj kërcënimesh”, ka thënë Duque në një adresim përmes një videoje në Twitter.

Share This Article