Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka shënuar suksesin e radhës, këtë herë jo në botën e muzikës, por në atë të modës. Artistja është bërë pjesë e koleksionit të fushatës së koleksionit vjeshtë/dimër të veshjeve të markës prestigjioze “Versace”.
Këtë lajm e ka dhënë vetë ajo, duke postuar disa fotografi të realizuara për veshjet më të reja “Versace”.
“Donatella ti je një ikonë dhe një legjendë dhe të jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Kjo ditë do të jetë njëra prej atyre që asnjëherë nuk do t’i harroj. Faleminderit”, ka shkruar Dua në imazhet ku duket me një look krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim.