Kurti: Macroni më pyeti se çfarë është e gatshme Kosova t’i japë Serbisë për njohjen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka pyetur se çfarë është e gatshme Kosova që t’i japë Serbisë në këmbim të njohjes. Megjithatë, Kurti ka thënë se duhet të ndalet taktika që Serbia gjithmonë të marrë diçka.

Në një intervistë për mediumin “Le Monde”, Kurti ka thënë se Franca vazhdon të mbetet skeptike sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Në nivelin diplomatik, i kërkova Presidentit Macron të lidhte njohjen e ardhshme të Serbisë për Kosovën, edhe për të fituar një ulëse për Kosovën në Kombet e Bashkuara, sepse këto dy çështje, sipas mendimit tim, nuk duhet të ndahen. Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: Kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Besoj se duhet të ndalemi me taktikën e dhënies gjithmonë më shumë Serbisë, duke mos qenë kurrë e kënaqur me shkëmbim”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Kurti vizitoi Francën të mërkurën. Ai u takua me presidentin Macron në Pallatin Elysee.

Share This Article