Pasi harroi martesën me të, burri me Alzhaimer dashurohet sërish me gruan dhe i propozon për herë të dytë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 56-vjeçar, i diagnostikuar me Alzheimer harroi që martesën e tij dhe i propozoi gruas për herë të dytë.

Peter Marshall dhe dashuria e jetës së tij Lisa, organizuan një ceremoni të dytë në 26 prill në Connecticut Peter nuk mbante mend asgjë nga dita e dasmës në gusht 2009.

Dyshja janë të martuar për 12 vjet. Të afërmit mësuan se Peter vuante nga sëmundja e kujtesës, në vitin 2018. Shumë gjëra u fshinë nga kujtesa e tij, përfshirë dhe martesën me 54-vjeçaren.

Në dhjetor të vitit të kaluar, teksa shikonte një skenë martese në televizion me Peter, Lisa thotë se ai i propozoi asaj për martesë.

“Unë thashë: çfarë?…dhe ai tregoi skenën e dasmës në TV dhe unë e pyeta: A dëshiron të martohesh? Ai tha po dhe e kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrë”, shpjegoi Lisa për NBC New York.

“Ai nuk e di që unë jam gruaja e tij. Unë jam thjesht personi i tij i preferuar…Ka qenë shkatërruese, por unë kam bërë çmos që të qëndroj pozitive”, shtoi ajo.

Peter dhe Lisa jetonin përtej rrugës nga njëri-tjetri në të njëjtën lagje të Pensilvanisë dhe ndërsa ishin miq, lidhja e tyre u bë romantike në vitin 2001 pasi të dy ishin divorcuar, shkruan britanikja “Metro”.

Të dy takoheshin në distancë për tetë vjet pasi Peter u transferua në Connecticut për punë ndërsa Lisa qëndroi në Pensilvani për arsye familjare. Por pasi fëmija i vogël i Lizës u largua nga shtëpia për të shkuar në kolegj, çifti më në fund vendosi të martohej, dhe Liza u transferua në Connecticut për të jetuar me Peter.

Peter u detyrua të linte punën në janar 2019 për shkak të përkeqësimit të kujtesës. Vitin tjetër, Lisa gjithashtu duhej të linte punën e saj për t’u bërë kujdestare me kohë të plotë e Peter.

Pas propozimit të Peter, në dhjetor ai dhe Lisa vendosën të rinovonin zotimet e tyre të dasmës me ndihmën e vajzës së Lizës, Sarah Brehant, e cila ka një biznes të planifikimit të dasmave.

Sarah inkurajoi nënën e saj për ta bërë atë, duke ofruar të organizonte të gjithë ceremoninë.

Ceremonia ndodhi më 26 prill dhe çifti u zotuan sërish për njëri-tjetrin para familjes dhe miqve të ngushtë. 

Share This Article